Sali Berisha përgëzon për herë të parë Edi Ramën

Publikuar tek: politike, më 13:44 23-03-2015 Sali Berisha përgëzon për herë të parë Edi Ramën Takimi i qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës

Një vlerësim historik nga Sali Berisha për Edi Ramën. Për herë të parë në një status në profilin e tij në ‘’Facebook’’, Sali Berisha lavdëron qeverinë e Ramës për takimin që realizoi në Tiranë me qeverinë e Kosovës.

“Të dashur miq, sot dy qeveritë shqiptare, përkatesisht qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, u mblodhën në Tiranë. Në këtë takim ato firmosën një seri marrëveshjesh. Takimi në format kabineti qeveritar, një praktikë e përhapur kjo midis vendeve fqinje, është një akt pozitiv që së bashku me firmosjen e marrëveshjeve meriton përgëzime. Duke vlerësuar takimin e sotëm dhe marrëveshjet e firmosura shpreh bindjen se projektet e përbashkëta transnacionale si hekurudha Tiranë -Prishtinë, infrastruktura e Alpeve, projektet energjitike, njësimi i ligjeve dhe praktikave në të dy vendet, janë interesi jetik i kombit tonë por dhe rajonit në tërësi! Sb”, shkruan Berisha.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhëndrri i Lenka Çukos, ambasador i Shqipërisë në Izrael?
Përmbytjet/ BE do organizojë konferencë donatorësh për Shqipërinë »
Article Logic
Execution time: 0.027660131454468
array(1) { ["section"]=> string(53) "sali-berisha-pergezon-per-here-te-pare-edi-ramen-6705" }