Sali Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi

Publikuar tek: politike, më 13:16 22-04-2016 Sali Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi

Sali Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi, ky është vendimi që ka marrë Byroja pas kërkesës së PS-së për thirrjen e Berishës.

‘’Tentativë për të manipuluar deklaratën e Berishës’’, komentoi deputeti demokrat Edmond Spaho, pas mbylljes së takimit të Byrosë.

“Unë besoj se ndaj me gjithë opinionin publik, që dje Sali Berisha I provoi gjithë shqiptarëve që në gjithë këto 25 vjet nuk ia dashur të mirën këtij vendi.

Hyn në juridiksionin e Kodit Penal. Megjithatë i takon drejtësisë. Ripërsërisim apelin tonë që Prokuroria duhet të fillojë hetimin. Janë mjaftueshmërisht të nevojshme që të merren në konsideratë nga Prokuroria.

Këto nuk janë spontane, nuk janë të pamenduara. Sali Berisha nuk e do reformën në drejtësi, as PD nuk e dashka.

Konstatoj me keqardhje se edhe Z.Spaho, përfaqësues i PD që bëri avokatinë e këtyre deklaratabe në Byro, nuk u distancua. Kanë kaluar 24 orë dhe PD nuk ka një distancim nga këto deklarata, kjo e vështirëson pozicionin që PD bëhet njësh me Sali Berishën.

Në fillim gjuhet me vezë, më pas këndi i lojrave për fëmijë kthehet në mollë sherri pa arsye, më pas vihet në deklaratë për kundërvënie civile.

Gjithçka ka të bëjë me forcën e ligjit dhe ligji duhet të respektohet njësoj nga të gjithë. Përpara ligjit nuk ka të paprekshëm’’, komentoi deputeti socialist Taulant Balla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sa e dënon Kodi Penal Berishën. 7 deputetë socialistë kërkojnë penalizim për të
Për herë të parë pas 3 muajsh Blushi në anën e qeverisë: Tërhiqeni këtë ju lutem, se kjo që keni bërë është fatale! »
Article Logic
Execution time: 0.0041239261627197
array(1) { ["section"]=> string(51) "sali-berisha-perjashtohet-10-dite-nga-kuvendi-38346" }