Sali Berisha reagon për deklaratat e Ramës: Piktori dështak flet si elif matrak, flet dhe nuk di çfarë thotë!

Publikuar tek: politike, më 07:02 11-03-2016 Sali Berisha reagon për deklaratat e Ramës: Piktori dështak flet si elif matrak, flet dhe nuk di çfarë thotë!

Pas deklaratat të kryeministrit Edi Ramës në emisionin “Opinion” që qeveria është e suksesshme në reformat, të cilat po ndryshojnë rrënjësisht gjithë Shqipërinë, ish kryeministri, Sali Berisha ka reaguar duke e cilësuar: "Piktori dështak që flet si elif matrak, flet dhe nuk di çfarë thotë!".

Reagimi i plotë i Berishës:

"Piktori deshtak flet si elif matrak, flet dhe nuk di çfare thote!

Gafa e re e piktorit deshtak eshte deklarata se eshte rritur fuqia blerese, nderkohe qe inflacioni ka rene ne pikiate si asnjehere, ne 0.2%, por ai kujton se inflacioni eshte boje dhe deflacioni eshte sukses.

Mburret se la rritur taksat me 50% por ka rritur vetem me 2% te ardhurat sepse kane vjedhur 320 milione euro ne dogana dhe ne tatime.

Sot me energjine, borxhi i keq, pra boxhi nga faturat e papaguara eshte 32% nga vetem 22% qe ka qene ne vitin me te keq te sipermarrjes.

Mashtrues qe nuk di se cfare flet e thote se jane punesuar apo jane shtuar ne regjistrin e te punesuarve 170 mije vete nderkohe qe ne fondin e sigurimeve shoqerore jane si vlere 1 mije vet me pak!

Ky nuk flet per 1.4 milione delet dhe budallenjte qe nuk e kane votuar, se ata i kane treguar berrylin por flet vetem per ata 400 mije votues te cileve piktori deshtak beson se mund tu thote çdo gje, tu flase me shifra, jo dhjetevjecaresh por dhe shekujsh, si dhe per suksese imagjinare.

Ai e humbi fare ne avokaturen e simoter Nushit, me te cilen vjedh te semuret e Shqiperise.

Ne modelin e vjedhjeve te buxhetit, ky arrin ne shifren rekord ne 375 miliarde lek ne 10 vite duke rritur borxhin ne 130%".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në emision, Meta dhe Idrizi darkojnë me Luciano Moggin
Balla i drejtohet Ballës: Sokol, për të ardhur keq, ndot emisionin me Fahri Balliun »
Article Logic
Execution time: 0.028199911117554
array(1) { ["section"]=> string(112) "sali-berisha-reagon-per-deklaratat-e-rames-piktori-deshtak-flet-si-elif-matrak-flet-dhe-nuk-di-cfare-thote-34797" }