Sali Berisha vendos lule te memoriali Azem Hajdarit, flet për ata që e vranë

Publikuar tek: politike, më 16:55 12-09-2015 Sali Berisha vendos lule te memoriali Azem Hajdarit, flet për ata që e vranë

Ish-kryeministri dhe ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur sot lule në memorialin e “Heroit të Demokracisë” Azem Hajdari, në përkujtim të 17 vjetorit të vrasjes së tij.

I shoqëruar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe personalitete të tjera të kësaj partie, Berisha e ka konsideruar themeluesin PD-së, tribun legjendar të lirisë së shqiptarëve.

Sipas Berishës, ekzekutimi i Hajdarit është bërë nga shteti terrorist, siç e quan ai.

“Sot, në ditën e nderimit të tribunit legjendar të lirisë së shqiparëve, udheheqësit të studentëve liberator dhe themeluesit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, në 17 vjetorin e ekzektuimit të tij nga shteti terrorist! Azem ti jë gjalle”, shkruan Berisha në facebook.

Azem Hajdari u vra gjatë një atentati të organizuar përpara ish-selisë së Partisë Demokratike. Vrasja e Hajdarit vijon të mbetet në një nga ngjarjet më të mistershme të pas viteve 1990.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasadori i OSBE komenton raportin sekret: S’i verifikuam dot informacionet e mbledhura
Doda përshëndet krijimin e asocacionit në Luginë, kërkon mbështetjen e Tiranës dhe Prishtinës »
Article Logic
Execution time: 0.023516893386841
array(1) { ["section"]=> string(81) "sali-berisha-vendos-lule-te-memoriali-azem-hajdarit-flet-per-ata-qe-e-vrane-20614" }