Sali Shehu i FRD-së kandidat i mazhorancës në Kamëz, mënjanohet Gjici

Publikuar tek: politike, më 19:45 03-04-2015 Sali Shehu i FRD-së kandidat i mazhorancës në Kamëz, mënjanohet Gjici

Sali Shehu do të jetë kandidati i mazhorancës për Bashkinë Kamëz në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Burime të Newsbomb.al konfirmojnë se anëtari i FRD-së, Shehu do të kandidojë për këtë parti i mbështetur edhe nga pjesa tjetër e mazhorancës në Kamëz.

Ndonëse ishte pothuajse zyrtar emri i Prefektit aktual të Kukësit, Safet Gjici për një kandidim të mundshëm në Kamëz nën logon e PS-së, ndryshimet e fundit të në koalicionin qeveritar e kanë mënjanuar Gjicin nga planet e kryeministrit Edi Rama.

Ish-deputeti i PD-së tashmë pjesë e rëndësishme e FRD-së, Shehu është pranuar nga Rama për të qenë ai kandidat në Bashkinë Kamëz.

Sot është zhvilluar një takim midis kryeministrit Rama dhe ish-presidentit Bamir Topi për të biseduar për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Kreu i FRD-së, Topi iu përgjigj pozitivisht ftesës së Ramës për tu bërë pjesë e koalicionit qeverisës në zgjedhjet lokale 2015.

Lexo edhe:

Koalicionet/Rama takon Topin: S'ju shmangëm dot kundërvendosjes politike. Topi: Mbetemi parti e djathtë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vokshi: Ilaçet importohen pa kushte frikoriferike, s’kanë certifikatë origjine
Basha: Rama pazare si Cosa Nostra, fshehu letrat e Interpolit sa deputeti cicëroi atë që deshi Meta »
Article Logic
Execution time: 0.01804518699646
array(1) { ["section"]=> string(73) "sali-shehu-i-frd-se-kandidat-i-mazhorances-ne-kamez-menjanohet-gjici-7773" }