‘’Sali ti duhet të bëhesh burrë e të qëndrosh…Flamur, është më i paburri që vret brenda dhe jashtë partisë’’

Publikuar tek: politike, më 11:53 10-03-2016 ‘’Sali ti duhet të bëhesh burrë e të qëndrosh…Flamur, është më i paburri që vret brenda dhe jashtë partisë’’

‘’Flamur, është më i paburri që ka hyrë ndonjëherë në sallën e Parlamentit, vret brenda dhe jashtë partisë, vret për partinë e tij dhe vret në rrugë..’’, kështu i është drejtuar Flamur Nokës, Erjon Braçe për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Braçe ka hedhur akuza për vrasje ndaj Berishës:

“Sali ti duhet të bëhesh burrë dhe njëherë në jetën tënde duhet të rrish e të dëgjosh, Flamur është më i paburri që ka hyrë ndonjëherë në sallën e Parlamentit, vret brenda dhe jashtë partisë, vret për partinë e tij dhe vret në rrugë.

E bën me djalin, me mbesat, me gruan, me klientët me shqiptarët, e shpalli Shqipërinë rrezik kombëtar. Dhe flet për PS-në. Kurrë! Nuk ka asnjë rast të vetëm kur kjo parti mos ketë mbrojtur interesin kombëtar në këtë vend!

Së dyti ne partinë e kemi për Shqipërinë. E kemi dëshmuar në 25 vite. Po Sali Berisha për çfarë e ka Shqipërinë? Për Kosovën, shqiptarët e Maqedonisë, shqiptarët në Kanada etj..

Sot në media është botuar një kabllogram, një marrëveshje që i hoqi një pjesë të territorit të Shqipërisë. Duket qartë që Sali Berisha i ka shitur interesat e Shqipërisë, në raport edhe me partnerët tanë strategjikë.

Nuk ka vrarë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, por ka vrarë burra të ndershëm, për bukë, për punë

Të flasë për privatizimin e INSIG-ut, kur për 3 herë dështoi, ky është kulmi. Të flasë për privatizim Sali Berisha, kur 4 hidrocentrale i mori dhe i shiti në një kompani për hir të formulës ''Ti e prodhon me 2 lekë, për ta shitur me 10 lekë'' për hir të përfitimit të familjes së tij biologjike, ky është kulmi!’, tha Braçe në foltoren e Kuvendit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ruçi ia del të mbajë opozitën në Kuvend: Turpin e mbajçi për vete! Meta e komplimenton
Berisha rrëfen në Parlament si Rama i kërkoi ambasadorit mos përmendej emri i deputetit trafikant: Unë e mbylla gojën, sot hera e parë që ia them »
Article Logic
Execution time: 0.031964063644409
array(1) { ["section"]=> string(109) "sali-ti-duhet-te-behesh-burre-e-te-qendrosh-flamur-eshte-me-i-paburri-qe-vret-brenda-dhe-jashte-partise-34728" }