Salianji kallëzon në Prokurori Dallëndyshe Bicin dhe disa drejtorë e nëndrejtorë të Policisë

Publikuar tek: politike, më 15:44 26-02-2016 Salianji kallëzon në Prokurori Dallëndyshe Bicin dhe disa drejtorë e nëndrejtorë të Policisë

Partia Demokratike bëri kallëzim penal në prokurori sot për Drejtuesit e Policisë së Tiranës, IKMT, INUV, Inspektoriatin e Mjedisit dhe firmën Grand, për ndërtimin sipas tyre, të paligjshëm tek Parku i Liqenit të Tiranës.

Partia Demokratike pretendon se institucionet në fjalë kanë manifestuar dhunë e arbitraritet në çdo rast ndaj qytetarëve të vendit, edhe për vendosjen e një dritareje apo rregullim çatie, ndërsa kur është fjala për ndërtimin e paligjshëm të Erion Veliajt ato nuk kanë vepruar.

Kallëzimin penal, e depozitoi sot në Prokurorinë e Tiranës, Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji.

“Sapo dorëzuam  një kallëzim të ri në Prokurorinë e Tiranës për shpërdorim detyre, për ndërtim të paligjshëm, për prerjen e drurëve dekorativë dhe frutorë dhe për mos marrjen e masave për të ndëprerë gjendjen e paligjshme, për pengimin e së drejtës për tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar.

Janë kallëzuar penalisht Policia e Shtetit, konkretisht Ervin Hodaj si drejtor i Policisë së qarkut të Tiranës, Ermal Muça zëvëndësdrejtor, Dhimitër Ziu si zëvëndësdrejtori i Sigurisë, Agim Hoxha si shef i komisariatit nr-1 në Tiranë, Andi Banushi zv-shef i komisariatit nr 1 në Tiranë, Ilirjan Hasanaj si shef i rendit në komisariatin nr 1 në Tiranë,  Dallëndyshe Bici si drejtoreshë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit e cila në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për një ndërim të paligjshëm në mes të Tiranës, në mes të të vetmit park që ka qyteti i Tiranës, nuk marrin masa dhe lejojnë veprimtarinë e paligjshme në një kohë që njerëzit futen kudo në burg pse lyejnë një fasadë.

Po ashtu kemi kallëzuar drejtorin e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Tiranës, z Skerdi Drenova, kryeinspektorin e Agjensisë së Mjedisit dhe shoqërinë ndërtimore për ndërtimet e paligjshme që kryhen në këtë zonë të Tiranës. i bëjmë thirrje edhe njëherë Prokurorisë së Tiranës që të marrë masa që shteti i së drejtës të funksionojë e që ligji të jetë siç e parashikon Kushtetura, dhe jo fjala e kryeministrit të jetë më e rëndësishme se sa ligji në republikën tone”, u shpreh për mediat Salianji.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama publikon fotografitë nga punimet për ndërtimin e parkut qendror në Elbasan
Erion Braçe i acaruar me Lulzim Bashën: Paska kërkuar largimin tim… s’e marr seriozisht këtë tope »
Article Logic
Execution time: 0.025718927383423
array(1) { ["section"]=> string(98) "salianji-kallezon-ne-prokurori-dallendyshe-bicin-dhe-disa-drejtore-e-nendrejtore-te-policise-33615" }