Salianji në shtëpitë e të arrestuarve të Rrugës së Kombit, leksione politike në mes të skamjes (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 16:33 13-06-2018 Salianji në shtëpitë e të arrestuarve të Rrugës së Kombit, leksione politike në mes të skamjes (VIDEO) Nga shtëpia e Vasil Laçit

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nën tone politike, ka vizituar ditën e sotme familjet e dy prej kuksianëve të arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit, Vasil Laçit dhe Isuf Gashit.

Sipas Salianjit situata e tyre ekonomike shfaqet mjaft e vështirë, ndërsa burgosja e dy kryefamiljarëve e ka vështirësuar edhe më shumë jetesën.

Babai i Isuf Gashit tregon se për çdo vizitë në Tiranë tek djali në burg merr 100 mije lekë borxh, ndërkohë që familja e Vasil Laçit ka dy fëmijë dhe askush nuk është në punë. Ata jetojnë me ndihma nga të afërmit në një shtepi që ka vetëm 4 muret.

Në burg sot për shkak se shkel ligjin duhet të jetë Edi Rama dhe ata që bëjnë miliona euro në kurriz të më të varfërve të vendit. Ne jemi këtu për t’ju thënë që jo vetëm nuk do t’ju harrojmë dhe do të japim ndihmë deri në fund, sepse janë heronj për Shqipërinë dhe kanë vendosur një gur të rëndësishëm me atë akt që kanë bërë. Ai tregoi se zotër janë shqiptarët, qytetarët dhe, pavarësisht se janë të varfër e nuk kanë mundësi për jetesën, prapë reagojnë dhe tregojnë se ky vend për zot ka shqiptarët. Nuk është pronar as Edi Rama, as këta të konçesionarit” , ka thënë Salianji.

35145161_10212973061463286_3365050981711609856_n.jpg35345799_10212973061263281_368139964975677440_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020326137542725
array(1) { ["section"]=> string(106) "salianji-ne-shtepite-e-te-arrestuarve-te-rruges-se-kombit-leksione-politike-ne-mes-te-skamjes-video-124253" }