Salianji paralajmëron Spiropalin: Për ju e kam një dokument nga Italia

Publikuar tek: barometri, më 08:15 26-06-2018 Salianji paralajmëron Spiropalin: Për ju e kam një dokument nga Italia

Gjatë debatit të sotëm në Komisionin e Punës, deputeti i PD Ervin Salianji ka paralajmëruar deputeten e PS Elisa Spiropali  e cila i ka ndërprerë disa herë fjalën.

 

"Për ju zonjë e kam një dokument nga Italia, por nuk e nxjerr sot. Do ta nxjerr një ditë tjetër”, tha Salianji.

DEBATI

Salianji: Dua të krijohen kushtet në këtë komision që të na dëgjojnë qyetatrët. Ndryshe merrni pushim dhe qetësohuni. Po ju them që ky ligj është i rëndësishëm; në Shqipëri pa dyshim ka pasoja të mëdha nga dhuna në familje dhe vrasje por ne të gjithë kolegët po i themi të gjitha këto se shkaqet nuk janë vetëm prodhimi i ligjeve. Sepse ligjet i bëjmë me nxitim ne, ngrini dorën ju, ikim, mbaroi. Ja ju duk sikur fituat ndonjë gjë, ne sikur bëmë ndonjë sherr me ju kot, kur kërkojmë fjalën...Se ne fjalën po kërkojmë. Të lutem mos kërko, se po flas.

Spiropali: Jo, nuk ka sherr këtu. Ka votim ligji.

Salianji: Ta përfundoj

Spiropali: Nuk ka për të të lënë njeri të bësh sherr këtu, të jesh i qartë.

Salianji: Ok, jam shumë i qartë. Për ju kam një dokument nga Italia, por nuk e nxjerr sot. Për ju zonjë, kam një dokument nga Italia po do ta nxjerr një ditë tjetër.

Salianji: E kam një dokument për ju personalisht , po më ler të përfundoj fjalën që të mos merrem me atë që ke hall ti. E di shumë mirë se çfarë halli ke. Këtu në këtë vend shkak është zbatimi i ligjit dhe disa njerëz këtu që tentojnë të na presin fjalën ne. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023247003555298
array(1) { ["section"]=> string(76) "salianji-paralajmeron-spiropalin-per-ju-e-kam-nje-dokument-nga-italia-125741" }