Salihi i zhgënjyer që mbeti jashtë Euro 2016: I kisha plotësuar të gjitha kriteret e grumbullimit

Publikuar tek: sport, më 11:10 23-05-2016 Salihi i zhgënjyer që mbeti jashtë Euro 2016: I kisha plotësuar të gjitha kriteret e grumbullimit

Hamdi Salihi nuk është thirrur për të luajtur me kombëtaren përfaqësuese në Euro 2016 dhe për sulmuesin që i ka dhënë dhjetë vite fanelës kuqezi kjo është tepër zhgënjyese.

Salihi thotë nga Austria për Superportin se një gjë të tillë e kishte parandjerë  pasi nuk kishte marrë asnjë lajmërim ndërsa konstaton se i kishte plotësuar të gjitha kriteret e grumbullimit.

“Diçka të tillë e kisha parandier këto ditët e fundit, pasi duke qenë pjesë e Kombëtares këto 10 vitet e fundit, e di se si funksionojnë gjërat për grumbullimin e lojtarëve. Lojtarët që do të grumbullohen nuk është se presin listën për ta marrë vesh, pasi njoftohen dhe kontaktohen disa ditë më parë për diçka të tillë. Unë nuk kisha marrë asnjë lajmërim dhe e kisha parandier pak këtë gjë, megjithëse kam shpresuar deri në momentin e fundit që të isha pjesë e listës, pasi besoj se me sezonin e zhvilluar, i kisha plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme për grumbullim”, theksoi fillimisht Hamdi Salihi, duke treguar më pas keqardhjen se askush nuk e kishte kontaktuar për t’i shpjeguar përse erdhi kjo mungesë e tij në listën e Kombëtares.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tifozët e Tiranës ngrenë peshë lokalin në Chikago të Amerikës, shihni si i këndojnë ekipit (VIDEO)
Ja kompleksi ku po stërvitet Kombëtarja, para miqësoreve në Austri (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.033164978027344
array(1) { ["section"]=> string(102) "salihi-i-zhgenjyer-qe-mbeti-jashte-euro-2016-i-kisha-plotesuar-te-gjitha-kriteret-e-grumbullimit-41239" }