Salihi rikthen Skënderbeun në krye të tabelës

Publikuar tek: sport, më 20:37 25-04-2016 Salihi rikthen Skënderbeun në krye të tabelës

Hamdi Salihi është sulmuesi më i mirë i Kategorisë Superiore dhe këtë e tregoi edhe sot, duke shënuar një gol vendimtar, ndoshta jo i bukur, por një ndër më të rëndësishmit.

Skënderbeu zbriste në fushë ndaj Tiranës i tronditur nga humbja ndaj Tërbunit, por edhe paksa i demoralizuar nga fitorja e Partizanit në shtesë, në Kukës.

Në krahun tjetër, Tirana duhej të fitonte patjetër për të rikuperuar terren në garën për vendin e tretë dhe ndryshe nga sa kërkonte një pjesë e tifozerisë, nuk kishte ndërmend të hapte rrugë për të dëmtuar Partizanin në garën për titull.

Një Tiranë solide, e vendosur mirë në fushë dhe e rrezikshme bëri që Skënderbeu të shihte shpesh veten në vështirësi, por si zakonisht bardheblutë vuajnë të gjejnë golin dhe portieri Orges Shehi ishte fantastik me disa ndërhyrje.

Në krahun tjetër, Skënderbeu nuk ishte ai i frikshmi që jemi mësuar të shohim këto vitet e fundit dhe sot mund të humbiste, por fati ndihmon më të fortët dhe në fund, 7 minuta para mbylljes, Salihi thjesht shty në rrjetë një top të grushtuar nga Bakaj, pas gjuajtjes së bukur të Latifit.

Diferenca me Partizanin rikthehet +2 dhe Skënderbeu është më i qetë, ndërsa Tirana tani e tutje duhet të fitojë çdo ndeshje të mundshme, duke përfshirë derbin me Partizanin, për të shpresuar tek Europa.


Xhevahir Sukaj i jep një fitore heroike Partizani që mori përkohësisht kreun e kampionatit. Edhe pse të kuqtë luajtën për 40 minuta më një lojtar më pak, në minutën e 93-të shkodrani arriti të mposhte porterin Koliçi pas ekzekutimit perfekt të një goditje dënimi.

Partizani tanimë numëron 67 pikë, një më shumë se Skënderbeu, ndërsa Kukësi tashmë barazohet me pikë me Teutën në vendin e tretë.

Pjesa e parë.Luftë e fortë sportive në stadiumin “Zeqir Ymeri” mes Kukësit e Partizanit, me miqtë që rrezikojnë më shumë në 45 minutat e para.

I pari që rrezikon është Batha që me një goditje nga distance godet shtyllën në minutën e 5-të, ndërkohë që rasti tjetër i rrezikshëm është sërish nga të kuqtë, por Mici shpëton vendasit duke larguar në vijën fatale topin e devijuar me kokë nga Sukaj.

Kundërpërgjigjet Kukësi me një sulm nga e djathta me Dvornekoviç, i cili kroson brenda në zonë, aty ku Nika godet por tapo jashtë kuadratit. E njëjta situatë në kahun tjetër, ku Sukaj nga brenda zonës është i pasaktë.

Ndeshja vijon e forte më vendasit që rrezikojnë më shumë pa sminutës së 30-të, teksa është Flores që ka një rast të mirë shënimi në minutën e 39-të, por braziliani edhe pse shumë pranë portës godet jashtë kuadratit.

Kukësi ka mundësinë më të mirë për të shënuar, pasi Dvornekoviç në minutën e 44-t pengohet në zonë nga Hoxha që del me karton të kuq, dhe në vend të tij është Xhika që pret penalltinë e goditur nga Emini.

Pjesa e dytë.Ritmi i ndeshjes mbetet i lartë me të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren, dhe rrezikojnë me anë të goditjeve standarte, por Xhika e Koliçi janë në lartësinë e duhur.

Rrezikon fillimisht Batha, e më pas Malota me kokë, por rrjetat mbeten të paprekura, ashtu si në rastin e Eminit që provon nga distanca.

Partizani nuk është dorëzuar dhe ka dy mundësi të mira me Sukajn e Atandën, e më pas edhe me Bathën që kërkon ta zgjidhë vetë në vend që të pasojë për shokët e skuadrës.

Minutat kalojnë, dhe në minutën e 85-të Lladrovci merr kartonin e dytë të verdhë dhe forcat në fushë barazpeshohen.

Dy minuta më vonë Emini ka një rast të mirë për të shënuar, por topi i gjuajtur përfundon jashtë, ndërsa ndehsjen e vendos Sukaj me një gol në minutën e 93-të.


Tërbuni zbret me “këmbë në tokë” pas asja fitoreje që arriti në Korçë, teksa është mundur sot në shtëpi nga ana e Teutës që shkon në kuotën e 52 pikëve.

Teuta e ka nisur me gol nga “tuneli” në Pukë, teksa sulmuesi Artur Magani ka shënuar që në minutën e 2-të të takimit dhe i ka dhënë avantazhin ekipit të tij.

Por avantazhi nuk ka zgjatur shumë, pasi 10 minuta më vonë është Kaçaj që pas ekzekutimit të një goditjeje këndi kërcen mbi të gjithë dhe me kokë mposht Moçkën.

Miqtë, për shkak të objektivave kërkojnë avantazhin sërish, dhe rrezikojnë me anë të Maganit e Bernardos, dhe goli do të vinte në minutën e 45-të me anë të Mustës që e dërgon ekipin e tij në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë Teuta do të shënonte edhe dy gola të tjerë me Maganin e Hilën duke vulosur gjithçka në 1 – 4.


Më në fund një fitore qetësie për Vllazninë, që sot ka marrë 3 pikë të arta, duke mposhtur 2-1 Flamurtarin.

Në një përballje mjaft delikate, mes rivalësh direktë, secila palë kërkonte fitoren e mbijetesës, të cilën e ka marrë skuadra shkodrane, që ashtu si kërkonte trajneri Armando Cungu, ka vënë zemrën dhe mendjen në fushë.

Fillimi ishte vendimtar, sepse pak minuta pas fillimit Cicmil u gjend zbuluar në zonë pas një goditjeje dënimi dhe nuk fali me kokë.

Goli i shpejtë tronditi vlonjatët, që nuk po e zgjidhin dot këtë problem, sepse shpesh pësojnë në fillim.

Pjesa e parë kaloi pa gola e emocione, me Vllazninë që kontrolloi mjaft mirë një Flamurtar të mefshtë.

Në pjesën e dytë e njëjta tablo dhe në minutën e 60-të kapiteni shkodran Ndriçim Shtubina shënoi një gol të bukur nga distanca.

Më pas Flamurtari u zgjua dhe krijoi raste të mira, por goli i shpresës doli vonë, me Rigers Dushkun që shkurtoi në minutën e 85-të.

Asgjë më pas: 3 pikë jetike për Vllazninë, humbje e rëndë për Flamurtarin, që javën e ardhshme pret Kukësin dhe situata po bëhet dramatike, sepse fitoi edhe Bylisi.


Bylisi mposht Laçin dhe fut këta të fundit në vallen e mbijetesës pasi diferenca mes tyre tashmë është vetëm 3 pikë, Bylisi 28 dhe Laçi 31.

Pjesa e parë.Bylisi tenton fitoren medoesmos dhe e nis ndeshjen në sulm, por miqtë nga Laçi janë të vendosur mirë dhe nuk lënë shumë hapësira.

Vendasit kanë epërsi territorial, dhe rrezikojnë në dy raste me anë të Bilalit dhe Vareas që tentuan nga distanca por topi në të dy rastet përfundoi jashtë kuadratit.

Laçi përgjigjet me Nimani që brenda zonës godet jashtë, ndërkohë që pavarësisht përpjekjeve më të shumta të vendasve, pjesa e parë nuk sjell gol, duke u mbyllur 0 – 0.

Pjesa e dytë.Ballshiotët bëjnë lëvizjen e parë duke hedhur në fushë Hyshmerin në vend të Muskajt, ndërsa mbetet në sulm.

Loja luhet më së shumti në gjysmëfushen e kurbinasve me vendasit që kërkojnë golin e fitores që e e gjejnë në minutat shtesë më anë të argjentinasit Varea.

(Sportal.al)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skënderbeu i frikësuar? Ankohet për kushtet e “Selman Stërmasit”
Antarësimi në UEFA, Kosova shpreson te Meha »
Article Logic
Execution time: 0.019309997558594
array(1) { ["section"]=> string(51) "salihi-rikthen-skenderbeun-ne-krye-te-tabeles-38654" }