Sallam, mish pule, birra të skaduara, AKU gjobit minimarketet, bllokohet furgoni me 100 kilogram midhje

Publikuar tek: aktualitet, më 11:31 13-08-2018 Sallam, mish pule, birra të skaduara, AKU gjobit minimarketet, bllokohet furgoni me 100 kilogram midhje Produktet e sekuestruara

Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve ka gjobitur disa minimarkete të cilat tregtonin produkte të skaduara, si dhe ka ndaluar nje fugon që transportonte midhje pa kushte frigoriferike dhe pa asnjë dokumentacion shoqërues.

AKU Gjirokastër dhe Berat  kanë zgjeruar më tej kontrollin e të gjitha supermarketeve dhe dyqaneve që tregtojnë produkte ushqimore të skaduara në zonat rurale të këtyre qarqeve.

Trupa inspektuese e AKU-së ka evidentuar në fshatin Memaliaj të Përmetit një subjekt me aktivitet “ minimarket” e cili u kap në flagrancë duke tregtuar produkte të skaduara si: birra, reçel, kos, salcë kosi etj. Ndërsa në  fshatin Duhanas të Beratit u konstatuan produktet: sallam, mish pule, salcice,etj me afat skadence të përfunduar. Ndaj dy subjekteve është marrë masë administrative me gjobë.

Për këtë arsye AKU është në vazhdimësi të aksionit, atë të kontrollit në furgona që furnizojnë lokalet dhe marketet në të gjithë vendin. Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Vlorë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndaluar një furgon i cili shpërndante 100 kg midhje pa kushte frigoriferike dhe pa asnjë dokumentacion shoqërues. Ndaj shtetasit Kristo Veizi u mor masë administrative gjobë si dhe asgjësim i menjëhershëm i produktit.

ggg.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021638154983521
array(1) { ["section"]=> string(106) "sallam-mish-pule-birra-te-skaduara-aku-gjobit-minimarketet-bllokohet-furgoni-me-100-kilogram-midhje-130967" }