Salloni i bukurisë mashtron klientët duke u thënë se i shërben Aurela Gaçes, këngëtarja i “çjerr maskën” publikisht

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:22 10-08-2015 Salloni i bukurisë mashtron klientët duke u thënë se i shërben Aurela Gaçes, këngëtarja i “çjerr maskën” publikisht

Një salloni bukurie në Tiranë, i është dashur të mashtrojë për të fituar besimin e klientëve. Publikimi i fotove që tregojnë punën që është bërë me klientin, sidomos kur ky i fundit është personazh i njohur është një mënyrë shumë e mirë marketingu, pasi kështu të tjerë do jenë të prirur të kërkojnë shërbimin e ofruar vetëm e vetëm se një VIP ka zgjedhur x markë, x sallon, x emër...

Si në rastin e këtij salloni që ka bërë një postim për klientët duke u thënë se kishte patur kënaqësinë t’i shërbente këngëtares Aurela Gaçe. Por fansat e Aurelës, të vëmëndshëm dhe koshientë që vajza në foto, me syzet vënë si "maskim", nuk ishte këngëtarja i kanë shkruar dhe kjo e fundit e ka mohuar në rrjetet sociale për të gjithë ndjekësit e fansat e saj duke i “çjerrë maskën” sallonit përmes ironisë.

“Në këtë profil thuhet se më kanë shërbyer me manikyr.Nuk do ta merrja shumë seriozisht derisa pashë foton me fakte. Dhe fakti është që kjo nuk jam unë

E dashur zonjë, jju uroj suksese në biznesin tuaj. Ja edhe reklamen ku e ke. Kënaqësi që në ëndërr kam marrë këtë shërbim nga ju. Këtë foto m'a dërguan fansa në fb, pasi duke m'a njohur surratin mirë me detaje, e kuptojnë që ju e dashur thjeshtë po gënjeni pakëz.

Është për të qeshur”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.051156044006348
array(1) { ["section"]=> string(118) "salloni-i-bukurise-mashtron-klientet-duke-u-thene-se-i-sherben-aurela-gaces-kengetarja-i-cjerr-masken-publikisht-18135" }