Salvador Kaçaj shpall kandidaturën për Lezhën, nuk arriti marrëveshje me Bashën

Publikuar tek: politike, më 12:07 17-04-2015 Salvador Kaçaj shpall kandidaturën për Lezhën, nuk arriti marrëveshje me Bashën Salvator Kaçaj

Salvador Kaçaj shpalli sot kandidaturën e tij për Bashkinë e Lezhës, pasi nuk arriti dot një marrëveshje me kreun e PD-së Lulzim Basha. Kaçaj, aktualisht kreu i Komunës së Shëngjinit do të përfaqësojë Partinë Demokristiane. Kaçaj e bëri deklaratën e tij, pas takimit që realizoi me Lulzim Bashën në selinë e PD-së në Tiranë. Aktualisht Basha ka shpallur për Bashkinë e Lezhës kandidatin Fran Frrokaj.

“Ne dalim më vëte, të fitoj Lezhën, siç kam fituar Shëngjinin. Do i ofrojmë Lezhës ndryshimin, si puna që kemi bërë në Shëngjin’’, tha Kaçaj.

I pyetur në lidhje me numrin e votave që mund të marrë, Kaçaj tha se votat janë të shumta dhe se demokracia me vota matej.

“Vota janë shumë prandaj demokracia matet me votë. Do jem përfaqësues i Partisë Demokristiane’’, përfundoi Kaçaj, duke shtuar se PDK-ja do të dalë e vetme në zgjedhjet lokale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Strukturat e PD-së në Malësi të Madhe kundërshtojnë kandidatin, nuk u pyetën nga Basha
Sazan Guri kundërshton KQZ-në për partitë pa deputet: Më parë nuk më duheshin 3 mijë vota »
Article Logic
Execution time: 0.025622844696045
array(1) { ["section"]=> string(83) "salvador-kacaj-shpall-kandidaturen-per-lezhen-nuk-arriti-marreveshje-me-bashen-9001" }