Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të ndodhë sot në Sofje

Publikuar tek: aktualitet, më 09:31 17-05-2018 Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të ndodhë sot në Sofje

Ditën e sotme po zhvillohet në Sofje, samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Pritet që BE t’i japë një shtytje proceseve integruese, por samitin e ka komplikuar refuzimi i Spanjës që të ulet në një tavolinë me krerët e Kosovës.

Kosova po prezantohet në këtë samit nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe minsitri i Jashtëm Behgjet Pacolli, ndërsa delegacionin e Shqipërisë e prin kryeministri Edi Rama.

Vëmendjen kryesore e ka marrë raporti mes Kosovës dhe Serbisë si dhe refuzimi i kryeministrit të Spanjës Rajoy, që të ulet në një tavolinë me krerët e Kosovës. Presidenti Hashim Thaçi është takuar dje në Sofje me ndërmjetësimin e përfaqësueses së BE, Federica Mogherini me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kohët e fundit autoritetet ndërkombëtare evropiane por edhe amerikane kanë intensifikuar  angazhimet për një marrëveshje të shpejtë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Vuçiq dhe ai Thaçi flasin se marrëveshja përfundimtare do të jetë e 'dhimbshme për të dyja palët', por asnjëri prej tyre ende nuk e ka konfirmuar se cilat janë kërkesat konkrete të autoriteteve ndërkombëtare dhe cilat janë ato elemente të dhimbshme me të cilat do të përballen palët.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plagosja me armë zjarri në Vlorë, identifikohen autorët, arrestohet i plagosuri
Rrëmbeu dhe përdhunoi infermieren, ja sa dënohet shqiptari (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.022603034973145
array(1) { ["section"]=> string(75) "samiti-be-ballkani-perendimor-ja-cfare-pritet-te-ndodhe-sot-ne-sofje-121067" }