Samiti i ministrave në Selanik, Tahiri: Kriza e refugjatëve do të pëballohet bashkarisht në nivel europian dhe rajonal

Publikuar tek: politike, më 10:43 22-04-2016 Samiti i ministrave në Selanik, Tahiri: Kriza e refugjatëve do të pëballohet bashkarisht në nivel europian dhe rajonal

Në Selanik të Greqisë po mbahet Samiti dyditor i ministrave të Brendshëm e të Jashtëm të rajonit (Shqipërisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë) me në qendër çështjen e refugjatëve. Në takimin ku marrin pjesë edhe zyrtarë të Komisionit Europian dhe Ministrisë së Jashtme të Holandës (vendi që mban presidencën e Këshillit të BE-s), qeveria shqiptare përfaqësohet ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe nga ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.

Prononcimi për mediat i ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri pas takimit:

Ky takim shërbeu fillimisht për të kuptuar të gjithë bashkë se jemi të dënuar për të bashkëpunuar shumë më shumë nga ç’kemi bërë deri tani.

 Çdo motiv që kemi pasur për mos të bashkëpunuar përballë sfidës së refugjatëve kthehet në zero, e na ve përpara detyrimit që në mënyrë intensive të bashkëpunojmë fillimisht për të shkëmbyer informacion; për monitorimin dhe menaxhimin e përbashkët të kufirit ndërmjet vendeve kufitare si dhe për shkëmbimin e elementëve të sigurisë që duhet të ndërmarrim në kuadër të krizës së refugjatëve.

 Pra ramë dakord që kjo është një krizë që duhet përballur në nivel europian dhe rajonal, për t’iu përgjigjur me solidaritet e humanizëm domosdoshmërisë në fjalë.

E nga ana tjetër, po bashkërisht të përballemi me sfidën e garantimit të sigurisë duke bërë ç’është e mundur që në cilindo prej vendeve europiane apo të rajonit, elementë radikalë e terroristë të mos penetrojnë nëpërmjet krizës së refugjatëve, duke venë në rrezik vlerat, të cilat ne mbrojmë në Shqipëri, rajon dhe më gjerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputetët Taulant Balla, Esmeralda Shkjau, Erjon Braçe dhe Pjerin Ndreu ‘’Ndryshe’’(FOTOT)
Thirrja e Berishës për armatosje, Rama: Pjesë e planit të Saliut pas mesazhit të Shtëpisë së Bardhë »
Article Logic
Execution time: 0.12986707687378
array(1) { ["section"]=> string(122) "samiti-i-ministrave-ne-selanik-tahiri-kriza-e-refugjateve-do-te-peballohet-bashkarisht-ne-nivel-europian-dhe-rajonal-38351" }