Samiti i NATO-s në Bruksel, Bushati: Mposhtja e terrorizmit dhe parandalimi i faktorëve, sfidë

Publikuar tek: politike, më 16:03 12-07-2018 Samiti i NATO-s në Bruksel, Bushati: Mposhtja e terrorizmit dhe parandalimi i faktorëve, sfidë Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm

Samiti i 29-të i Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut u mbajt në selinë e re të NATO-s, më 11-12 korrik 2018. Si vend aleat, Shqipëria u përfaqësua me një delegacion të kryesuar nga Kryeministri, Edi Rama, me pjesëmarrjen e Ministrit për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ashtu siç pritej, ky Samit u karakterizua kryesisht nga diskutimet e hapura dhe të drejtpërdrejta mbi domosdoshmërinë për të përmbushur vendimin e marrë në Samitin e Uellsit të katër viteve më parë, ku aleatët u zotuan që deri në vitin 2024 do të rrisin shpenzimet për mbrojtjen në nivelin 2% të prodhimit të brendshëm bruto.

Pavarësisht mendimeve të ndryshme mes aleatëve për çështje të veçanta, u rikonfirmua solidariteti dhe uniteti transatlantik i Aleancës, e cila do të vijojë të prodhojë dhe të jetë garantuese e sigurisë në hapësirën euroatlantike.

Për t’iu përgjigjur në mënyrë adeguate kërcënimeve e sfidave serioze e komplekse të sigurisë, si nga Lindja, ashtu dhe nga Jugu, Aleanca mori vendime të rëndësishme për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes kolektive dhe të shkurajimit, si dhe projektimin e stabilitetit dhe luftën kundër terrorizmit në hapësirën euro-atlantike dhe rreth saj. Samiti i kushtoi rëndësi të posaçme mbështetjes dhe ndihmës ndaj partnerëve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, për aftësimin e tyre në përballimin e sfidave aktuale të sigurisë. Vendet aleate miratuan inicimin e Misionit të ri stërvitor jo-luftarak të NATO-s në Irak dhe vendosën paketat e reja të ndihmës për Jordaninë dhe Tunizinë.

Në kontekstin e Samitit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në takimin e veçantë të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Koalicionit Global kundër të ashtuquajturit “Shtet Islamik”, thirrur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Mposhtja e terrorizmit në të gjitha format e tij, duke u përqendruar në parandalim dhe në adresim të faktorëvve ideorë mbetet një objektiv kyç për të gjitha vendet tona dhe një sfidë për stabilitetin e rajonit” – vuri në pah, Ministri Bushati.

Thellimi i bashkëpunimit mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ishte gjithashtu në fokus të Samitit. Ky angazhim u rikonfirmua me nënshkrimin e një deklaratë të përbashkët mes këtyre dy organizatave, ku ritheksuan partneritetin e tyre strategjik si dhe angazhimin reciprok për jetësimin e bashkëpunimit në një numër të konsiderueshëm drejtimesh në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, në përballjen e kërcënimeve hibride, sulmeve kibernetike dhe për të lehtësuar lëvizjen e trupave dhe mjeteve ushtarake në të gjithë hapësirën euroatlantike.

Në Samit u rikonfirmua rëndësia strategjike e rajonit të Ballkanit Perëndimor për sigurinë e Aleancës, si dhe e peshës në rritje të Shqipërisë, e shprehur si nëpërmjet shumëfishimit të kontributeve për operacionet e NATO-s, ashtu dhe politikisht, në vendimmarrje dhe në politikë-bërjen e Aleancës, sidomos në kontekstin e rajonit dhe Politikës së Dyerve të Hapura.

Rikonfirmimi i Politikës së Dyerve të Hapura të NATO-s ishte një nga elementët kryesorë të Samitit dhe me shumë rëndësi për rajonin tonë. Në emër të Aleancës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i dorëzoi Kryeministrit Zoran Zaev ftesën zyrtare për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, në vijim të arritjes të pak kohëve më parë së marrëveshjes për emrin mes Shkupit dhe Athinës.

Gjatë Samitit, liderët e vendeve aleate u takuan me Presidentët e Ukrainës dhe Gjeorgjisë dhe riafirmuan mbështetjen e plotë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të Aleancës dhe këtyre partnerëve.

Samiti rikonfirmoi vijimin e angazhimit të NATO-s në Afganistan lidhur me trajnimin, këshillimin dhe asistencën për Forcat Kombëtare Afgane të Sigurisë (ushtri dhe polici), përfshirë edhe angazhimin financiar të vendeve pjesëmarrëse në Misionin “Resolute Support”.

Cili nga këto universitete është më i miri dhe cili është më i shtrenjti?

Universiteti i New York-ut në Tiranë
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Luarasi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Privat "Albanian University"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Akademia e Filmit dhe Multimedias "Marubi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla e lartë universitare, jopublike, "Universiteti "Marin Barleti""
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Qiriazi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Europian i Tiranës
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "Aldent"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "WISDOM"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Polis
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "EPOKA"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla e Larte "Nehemia"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "Mesdhetar i Shqipërisë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Profesional Privat, "Ivoclar Vivadent & Partners"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Pavarësia Vlorë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "LOGOS"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla private e arsimit të lartë, "Universiteti Metropolitan Tirana"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Tirana Business University College
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Bedër"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "I Biznesit"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "REALD"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Instituti Kanadez i Teknologjisë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Profesional i Tiranës
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
EPITECH ALBANIA
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Tirana Esthetics and Style School
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jo vetëm FOTO por edhe VIDEO, shikoni si i flet ‘me këmbë e duar’ Rama Presidentit Trump
Ruçi kërkon nga Varshava përfshirjen e Kosovës në Samitin e ardhshëm »
Article Logic
Execution time: 0.095468044281006
array(1) { ["section"]=> string(98) "samiti-i-nato-s-ne-bruksel-bushati-mposhtja-e-terrorizmit-dhe-parandalimi-i-faktoreve-sfide-127674" }