Samiti i NATO: Sa shpenzon SHQIPËRIA për mbrojtjen? Greqia vendos rekord... (LISTA E PLOTË)

Publikuar tek: bota, më 17:29 11-07-2018 Samiti i NATO: Sa shpenzon SHQIPËRIA për mbrojtjen? Greqia vendos rekord... (LISTA E PLOTË)

Mbahet sot në Bruksel Samiti i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), një bashkim ushtarak ndërqeveritar ndërmjet 29 vendeve të Europës dhe Amerikës së Veriut.

NATO u themelua më 4 prill 1949, kur u nënshkrua Traktati i Atlantikut të Veriut në Uashington DC.

Anëtarët themelues janë SHBA, Franca, Britania e Madhe, Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Islanda, Luksemburgu, Italia, Hollanda, Norvegjia dhe Portugalia.

NATO u themelua në mënyrë që të krijonte një sistem të mbrojtjes së ndërsjellë nga një sulm i jashtëm.

Neni 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut kërkon që shtetet anëtare të pavarura të vijnë në mbrojtje të çdo shteti anëtar, nëse ndodh një sulm nga një palë e jashtme.

Kjo është vënë në zbatim të vetmen herë pas sulmit terrorist të 11 shtatorit.

29 anëtarët e NATO-s janë:

Shqipëria, Belgjika, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Mali i Zi, Hollanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia , Spanjë, Turqi, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara.

Shteteve anëtare u kërkohet të bëjnë pagesa për mirëmbajtjen ushtarake në NATO-s. Por janë vetëm katër shtete anëtare të cilat aktualisht po përmbushin udhëzimet e sugjeruara prej dy përqindësh.

Këto vende janë Shtetet e Bashkuara me 3.7 përqind, Greqia me 2.36 përqind, Britania e Madhe me 2.12 përqind dhe Estonia me 2.08 përqind.

Shqipëria është e shtata nga fundi dhe shpenzon vetëm 1.10 për qind të GDP-së për mbrojtjen.

Lista e plotë:

SHBA - 3.7 percent

Greqia - 2.36 percent

Mbretëria e Bashkuar - 2.12 percent

Estonia - 2.08 percent

Polonia - 1.99 percent

Rumania - 1.80 percent

Franca - 1.79 percent

Letonia - 1.75 percent

Lituania - 1.73 percent

Norvegjia - 1.62 percent

Mali i Zi - 1.58 percent

Bullgaria - 1.53 percent

Turqia - 1.48 percent

Portugalia - 1.31 percent

Kanadaja - 1.29 percent

Kroacia - 1.26 percent

Gjermania - 1.24 percent

Sllovakia - 1.19 percent

Danimarka - 1.17 percent

Holanda - 1.15 percent

Italia - 1.12 percent

Shqipëria - 1.10 percent

Hungaria - 1.06 percent

Republika Çeke - 1.05 percent

Sllovenia - 0.98 percent

Spanja - 0.92 percent

Belgjika - 0.90 percent

Luxemburgu - 0.46 percent

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fluturoi në ajër më motor, publikohen pamjet e aksidentit të Goeorge Clooney  (VIDEO)
NATO fton zyrtarisht Maqedoninë të fillojë bisedimet për anëtarësim »
Article Logic
Execution time: 0.017536163330078
array(1) { ["section"]=> string(91) "samiti-i-nato-sa-shpenzon-shqiperia-per-mbrojtjen-greqia-vendos-rekord-lista-e-plote-127561" }