Samiti i parë i vajzave, Manastirliu: Kini besim te vetja, ja cili është modeli im

Publikuar tek: aktualitet, më 14:24 11-10-2018 Samiti i parë i vajzave, Manastirliu: Kini besim te vetja, ja cili është modeli im Ogerta Manastirliu

“Kini besim te vetja! Të qënurit vajza nënash, gra burrash, nëna vajzash nuk është minus, nuk është pamundësi, është plus, është dyfish mundësi”.

Me këtë mesazh, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, i është drejtuar grave dhe vajzave, në Samitin e Parë të Vajzave, të zhvilluar sot në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, në kuadër të fushatës globale për nxitjen e pjesëmarrjes së vajzave në politikë.

“Një grua në politikë, por edhe në fusha të tjera ku drejton, ka më shumë mundësi të shkëlqejë nëse di të mos pyesë veten: A mundem unë? Por ti thotë vetes ja pse mundem! Duhet vetëm që ju të besoni te vetja”, tha në mesazhin e saj Ministrja Manastirliu.

Ajo pohoi se modeli i saj, jo përmes fjalëve por përmes forcës së shembullit, është nëna e saj.

“Nuk ka mësuese më të mirë dhembshurie, dashurie dhe vrasëse më të madhe të frikës, se nëna. Unë jam në politikë për të dhe për gjithë nënat dhe vajzat. Është portreti i saj që më del përpara sa herë që më mungon koha ti jap përgjigje mesazhit mbi ankesat dhe kërkesat, siç janë po ashtu edhe vajzat e mia”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu është një prej ambasadoreve të Samitit të Parë të Vajzave, një iniciativë globale që inkurajon vajzat të marrin në konsideratë një të ardhme në lidership dhe synon të përfshijë sa më shumë gra e vajza në politikë, duke i lidhur ato me politikanet gra dhe vajza, nën moton “Udhëhiq një vajzë”.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Ali Demi’ në Tiranë pa drita, OSHEE riparon defektin
Korrupsioni në autostradën Tiranë-Elbasan, LIROHET nga burgu ish zyrtari i ARRSH »
Article Logic
Execution time: 0.0047128200531006
array(1) { ["section"]=> string(86) "samiti-i-pare-i-vajzave-manastirliu-kini-besim-te-vetja-ja-cili-eshte-modeli-im-137430" }