Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor, flet Macron: S’jam për zgjerimin e BE…

Publikuar tek: aktualitet, më 13:25 17-05-2018 Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor, flet Macron: S’jam për zgjerimin e BE… Emmanuel Macron

Gjatë zhvillimit të samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje, ka folur presidenti francez, Emmanuel Macron.

Gjatë fjalës së tij në lidhje me zgjerimin e Bashkimit Europian, Macron është shprehur se mbështet Ballkanin për të ecur drejt BE.

Sipas tij zgjerimi duhet të bëhet me shumë kujdes e ashpërsi.

“Ajo që kemi parë gjatë 15 viteve të fundit është një rrugë që ka dobësuar Europën sa herë që mendojmë ta zgjerojmë atë. Dhe unë nuk mendoj që ne bëjmë një shërbim për vendet kandidate apo veten tonë duke pasur një mekanizëm që në njëfarë mënyre nuk ka më rregulla dhe vazhdon të lëvizë drejt zgjerimit më të madh “, tha Macron.

“Unë jam në favor të ankorimit të Ballkanit në Evropë dhe të ecjes drejt Evropës. Por unë mendoj se ne duhet të shohim çdo zgjerim të ri me shumë kujdes dhe ashpërsi. Nuk jam në favor të lëvizjes drejt zgjerimit para se të kem të gjitha sigurinë e nevojshme dhe para se të bëj një reformë reale për të lejuar një thellim dhe funksionim më të mirë të Bashkimit Evropian”, u shpreh  Macron.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vettingu/ Publikohen SHIFRAT: Një deputet mbledh të ardhura të larta 8.4 herë më shumë se paga, por gjyqtarët...
E BUJSHME/ Arrestohet BASHKËPUNËTORI X »
Article Logic
Execution time: 0.0039808750152588
array(1) { ["section"]=> string(84) "samiti-i-vendeve-te-ballkanit-perendimor-flet-macron-s-jam-per-zgjerimin-e-be-121107" }