Samiti i Vjenës, një deklaratë e përbashkët për rininë dhe 600 milionë euro për 24 projekte

Publikuar tek: politike, më 16:23 27-08-2015 Samiti i Vjenës, një deklaratë e përbashkët për rininë dhe 600 milionë euro për 24 projekte Lideret ne foton zyrtare pas punimeve te Samitit

Me një deklaratë të përbashkët të kryeministrave të vendeve të rajonit, dhe me 24 projekte për të cilat janë konfirmuar fillimisht 600 milionë euro por që në përfundim duan 7.7 miliardë euro, kryeministrat e Ballkanit Perëndimor do të kthehen në shtëpi pas dy ditësh punimesh të Samitit të Vjenës, në kuadër të Nismës së Berlinit. 

Kryeministrat ranë dakord që:

- Të ndërmarrin veprime të përbashkëta në të gjithë rajonin, për të hedhur ura afrimi mes të rinjve, si një aspekt i rëndësishëm për integrimin europian, duke promovuar kështu vlerat europiane.

- Të ndjekin shembujt më të mirë europianë, për të shëruar plagët e së shkuarës dhe ecur përpara, duke forcuar bashkëpunimin e duke marrë shembullin e Zyrës për të Rinjtë franko-gjermanë.

- Krijimin e një Zyre Rajonale për Bashkëpunimin Rinor në Ballkanin Perëndimor, si një strukturë udhëheqëse, e cila do të koordinojë bashkëpunimin rajonal, e cila duhet të jetë finalizuar deri më 1 mars 2016.

- Inkurajimin dhe ndihmën ndër të rinjtë në rajon, për të luftuar dhe distancuar veten e tyre nga fenomenet e racizmit, ksenofobisë dhe gjuhës së urrejtjes, diskriminimit në baza etnike, fetare dhe gjuhësore.

- Ndërtimin e një platforme për shkollimin profesional në fushat e IT-së, infrastrukturës, turizmit dhe energjisë, në përputhje me nevojat specifike të vende.

Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina, janë përfituesit e këtyre projekteve.

Projektet do të fokusohen në fushat e energjitikës, transportit rrugor dhe hekurudhor. Për çështjen e këtyre projekteve, ka folur në përfundim të samitit zv,kancelari austriak njëherësh edhe Ministër i Ekonomisë së Austrisë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Merkel: Stimul ekonomik për Ballkanin, azilin do e fitojnë vetëm emigrantët nga vendet e luftës dhe krizës
Në Vjenë nuk fituan ata që kërkuan para »
Article Logic
Execution time: 0.026287078857422
array(1) { ["section"]=> string(96) "samiti-i-vjenes-nje-deklarate-e-perbashket-per-rinine-dhe-600-milione-euro-per-24-projekte-19334" }