Samiti shkrin marrëdhëniet SHBA-Kubë

Publikuar tek: bota, më 11:46 12-04-2015 Samiti shkrin marrëdhëniet SHBA-Kubë

Presidenti amerikan Barack Obama ka thënë se takimi i tij me presidentin kuban Raul Kastro do të ndihmojë të dy vendet të "ndërrohet faqja" pas dekadave të armiqësisë. Ai e përshkroi takimin e Samitit  si "të sinqertë dhe të frytshëm".

Takimi ishte në kuadër të bisedimeve të para zyrtare mes udhëheqësve të të dy vendeve në më shumë se gjysmë shekulli. "Ajo që mund të themi të dy në përfundimin është se ne mund të pajtohemi me frymën e respektit dhe civilizimit," tha Presidenti Obama. "

"Me kalimin e kohës, është e mundur  që të kthehet një faqe dhe të zhvillojmë një marrëdhënie të re midis dy vendeve tona." Komentet e tij erdhën në fund të një samiti rajonal që ka qenë i dominuar nga marrëdhëniet historike SHBA-Kubë. Lideri kuban Raul Castro tha se të dy vendet kanë "rënë dakord për të mos rënë dakort ", kur është e nevojshme. "Ne jemi të predispozuar për të folur për çdo gjë, me durim," tha ai. "Me disa gjëra do të biem dakord, dhe me të tjera jo."

Më parë, lideri kuban iu referua Obamës si një "njeri i ndershëm", pas një fjalimi të gjatë që trajtoi kryesisht historinë e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës.

"Kur unë flas për revolucionin, pasion del nga mua," tha lideri kuban. "Më duhet t’i kërkoj Presidentit Obama falje. Ai nuk është përgjegjës për gjërat që kanë ndodhur para kohës së tij."

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043154954910278
array(1) { ["section"]=> string(41) "samiti-shkrin-marredheniet-shba-kube-8495" }