Samsung prezanton më në fund smartfonin me palosje (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:55 08-11-2018 Samsung prezanton më në fund smartfonin me palosje (Video)

Prej vitesh gjiganti koreano-jugor Samsung ka udhëhequr garën drejt prodhimit të një smartfoni me ekran të përthyeshëm.

Disa prototipa të kësaj teknologjie i kemi parë më herët, por megjithëse kanë qenë shumë larg një produkti final.

Epo duket se pritja ka marrë fund, dhe shumë shpejt çdokush mund të ketë në dorë një smartfon me ekran fleksibël, raporton newsbomb.al.

Samsung ka prezantuar ditën e djeshme në Konferencën e Zhvilluesve smartfonin me palosje. Siç duket në video pajisja ka dy ekrane, një erkan të vogël në pjesën e jashtme dhe një tjetër të madh kur hapet si një portofol.

“Infinity Flex Display”, na jep mundësinë që të mos kufizojmë madhësinë e ekranit të smartfonit në varësi të madhësisë së pajisjes”, u shpreh zëvendës-presidenti i Samsung Justin Denison, i cili shtoi se prodhimi në masë pritet të nisë “në muajt e ardhshëm”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Varrimi i Kacifas, bllokohet autostrada Gjirokastër-Kakavijë
Policia ndaloi grekët në Kakavijë, dalin SHIFRAT: Ja sa u kthyen, procedohen edhe 2 shqiptarë »
Article Logic
Execution time: 0.02065896987915
array(1) { ["section"]=> string(63) "samsung-prezanton-me-ne-fund-smartfonin-me-palosje-video-140771" }