Sarandë, Florjana Koka e PS fillon fushatën me taksistët, futbollistët e të rinjtë e FRESSH

Publikuar tek: politike, më 13:17 23-04-2015 Sarandë, Florjana Koka e PS fillon fushatën me taksistët, futbollistët e të rinjtë e FRESSH Florjana Koka ne takim me taksixhinjte e qytetit te Sarandes

Kandidatja e PS për bashkinë e Sarandës Florjana Koka ka filluar takimet për fushatën e vet elektorale, duke takuar komunitetin e taksistëve të qytetit, futbollistëve dhe të rinjve të forumit rinor socialist. 

“Ju jeni pulsi dhe nervi i këtij qyteti. Merr vlerë takimi i parë me ju dhe për faktin se keni lënë punët tuaja dhe keni ardhur të dëgjoni dhe të dëgjoj shqetësimet tuaja” tha zonja Koka në takimin me shoqatën e taksixhinjve të qytetit.

Këta të fundit kërkuan rregullimin me vija të verdha nga Bashkia në rrugët e qytetit, në mënyrë që të kenë mundësi të punojnë të qetë. Ata u ankuan për mosfunksionimin e Policisë Bashkiake të qytetit që të mbajë rregullin në parkingje, sidomos gjatë kohës së sezonit turistik. “Më vjen keq për probleme që nuk janë zgjidhur. Unë do të jem me ju për çdo problematikë në vijim, e do të kem veshë për t’ju dëgjuar” tha Koka.

flori1

Me të rinjtë e FRESSH, Koka ka qenë më energjike, edhe përsa i përket shpirtit të fushatës. “Ju do të jeni forca ime. Eshtë një rrugë e re për mua, e pashkelur më parë. Unë do tia dal vetëm nëse do t’ju kem ju në krah” u tha Florjana Koka të rinjve të FRESSH. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PS, Gjylameti: Basha nxit largimin e shqiptarëve përmes retorikës
Llalla në Gjermani takim me homologun, kontakte në luftën kundër terrorizmit »
Article Logic
Execution time: 0.022342205047607
array(1) { ["section"]=> string(94) "sarande-florjana-koka-e-ps-fillon-fushaten-me-taksistet-futbollistet-e-te-rinjte-e-fressh-9520" }