Sarandë/Kandidatët e PS-së në konkurs për bashkinë, paraqesin platformat

Publikuar tek: politike, më 19:52 21-03-2015 Sarandë/Kandidatët e PS-së në konkurs për bashkinë, paraqesin platformat Koco Kokedhima dhe Stefan Cipa ne Sarande

Pesë kandidatë, mes tyre edhe kryetari aktual i Bashkisë së Sarandës Stefan Çipa do të paraqesin platformat e tyre për drejtimin e bashkisë. Stefan Cipa, Floriana Koka, Sheme Lulo, Adriana Shehu dhe Ramiz Husi janë socialistët që do të votohen para deputetëve të PS-së, kryesuar nga deputeti Koço Kokëdhima.

 

Katër kandidatët, përvec Çipës, janë krejtësisht të panjohur për opinionin e gjerë publik, përveç qytetit të Sarandës. Newsbomb.al paraqiti ditë më parë në sondazhin e kandidatëve emrat e Stefan Çipës e Adriana Shehut, ku Çipa u votua më shumë se drejtoresha e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive në Sarandë. Floriana Koka ka punuar si sekretarja e Stefan Çipës,  kurse Sheme Lulo ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 2013 por nuk ka arritur të fitojë. Ramiz Husi ka qenë komisioner i PS-së në zgjedhjet e kaluara në Sarandë.

 

Newsbomb.al mëson nga burimet e veta se përveç deputetëve në Sarandë, pas vizitës në Gjirokastër ka mbërritur edhe kryesocialisti Edi Rama. Bashkia duket se nuk është një zonë krejtësisht e lehtë për t’u fituar, duke qenë se situata bëhet edhe më e komplikuar me Partinë e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut dhe PDIU-në me mbështetje të gjerë nga çamët.

Rama po qëndron te vila qeveritare por Newsbomb.al mëson se në darkë do të ketë një darkë me rreth 20 vetë, ndër të cilët do të jenë deputetët e PS-së dhe kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa.

Gjatë vizitës në Sarandë, kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur inspektimin e kurorës së gjelbër në këtë qytet. Qëllimi është pyllëzimi i kësaj kurore në kuadër të iniciativës për mbjelljen e fidanëve në mbarë vendin. Kryeministri Rama u shpreh se vetëm në vitin e parë të mandatit janë mbjellë 2.5 milionë fidanë në Shqipëri. Ndërsa, deri në fund të mandatit synohet mbjellja e 10 milionë fidanëve, shprehet ai. Për pyllëzimin e kurorës së Sarandës janë akorduar 16.6 milionë lekë. Do të mbështesim ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mjedistit, e mbyll fjalën e tij Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Topalli: Mbledhja e Këshillit është nul, Meta s’mund ta delegonte drejtimin
Halimi pas mbledhjes së Këshillit: Të hënën diskutojmë heqjen e imunitetit të Kokëdhimës »
Article Logic
Execution time: 0.030228137969971
array(1) { ["section"]=> string(76) "sarande-kandidatet-e-ps-se-ne-konkurs-per-bashkine-paraqesin-platformat-6574" }