Sarandës nuk i reziston më askush, e viziton edhe producenti i famshëm britanik (FOTO)

Publikuar tek: kulture-art, më 08:51 16-08-2017 Sarandës nuk i reziston më askush, e viziton edhe producenti i famshëm britanik (FOTO)

Shqipëria është kthyer në një atraksion të ri për emrat e famshëm dhe kinematografisë ndërkombëtare.

Saranda ka qenë ndalesa e parë e një prej emrave më të njohur të kinematografisë britanike, Tim Bevan.

Bashkë me familjen e tij, artisti ka mbërritur me këtë mjet lundrues që duket edhe në foto në qytetin bregdetar të Sarandës në mes të gushtit.

Saranda është një prej qyteteve më tërheqëse për të huajt, e sidomos tanimë në pikun e sezonit turistik për veçoritë e saj natyrore dhe antike.

Tim Bevan është një prodhues i njohur filmash britanik. Në vitet 1980 themeloi Working Title Films së bashku me Sarah Radclyffe dhe Graham Bradstreet. Në mesin e më shumë se 40 filmave të Bevan si producent ose producent ekzekutiv janë: Moonlight and Valentino, Fargo, O Brother, Ëhere Art Thou?, The Guru, Captain Corelli’s Mandolin, Love Actually, Notting Hill, Elizabeth, Bridget Jones’s Diary, Nixon.

Në vitin 1999, “Working Title Films“, nënshkroi një marrëveshje me Universal Studios.

tim-bevan-1.png

 

Filmat: 

Tinker Tailor Soldier Spy (2011)
The Secrets (2014)
Trash (2014)
The Theory of Everything (2014)
Everest (2015)
London Spy (2015)
Hail, Caesar! (2016)
The Danish Girl (2016)
Bridget Jones’s Baby (2016)
Awards and honours

Tim Bevan është fitues i dy çmimeve: 

2005 Komandant i Urdhërit të Mbretërisë Britanike 

2013 Doktor Honoris Causa nga Universiteti i York-ut

 

4.jpg

 

3.jpg2.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush janë turistët italianë që erdhën me një mision në Shqipëri
RAI reportazh për Shqipërinë: Tirana është kthyer në kantierin e ndryshimeve në vend »
Article Logic
Execution time: 0.021277904510498
array(1) { ["section"]=> string(89) "sarandes-nuk-i-reziston-me-askush-e-viziton-edhe-producenti-i-famshem-britanik-foto-89231" }