Sarandës nuk i reziston më askush, e viziton edhe producenti i famshëm britanik (FOTO)

Publikuar tek: foto-e-dites, më 13:13 16-08-2017 Sarandës nuk i reziston më askush, e viziton edhe producenti i famshëm britanik (FOTO)

Shqipëria është kthyer në një atraksion të ri për emrat e famshëm dhe kinematografisë ndërkombëtare

Saranda ka qenë ndalesa e parë e një prej emrave më të njohur të kinematografisë britanike, Tim Bevan.

Bashkë me familjen e tij, artisti ka mbërritur me këtë mjet lundrues që duket edhe në foto në qytetin bregdetar të Sarandës në mes të gushtit.

Saranda është një prej qyteteve më tërheqëse për të huajt, e sidomos tanimë në pikun e sezonit turistik për veçoritë e saj natyrore dhe antike.

Tim Bevan është një prodhues i njohur filmash britanik. Në vitet 1980 themeloi Working Title Films së bashku me Sarah Radclyffe dhe Graham Bradstreet. Në mesin e më shumë se 40 filmave të Bevan si producent ose producent ekzekutiv janë: Moonlight and Valentino, Fargo, O Brother, Where Art Thou?, The Guru, Captain Corelli’s Mandolin, Love Actually, Notting Hill, Elizabeth, Bridget Jones’s Diary, Nixon.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.048232078552246
array(1) { ["section"]=> string(89) "sarandes-nuk-i-reziston-me-askush-e-viziton-edhe-producenti-i-famshem-britanik-foto-89255" }