“Sasi të mëdha droge qëndrojnë në pritje për tu nisur drejt Italisë, në zonën e Çoles, në Dhërmi, nën mbikëqyrjen e Sajmir Tahirit”

Publikuar tek: politike, më 13:03 06-02-2016 “Sasi të mëdha droge qëndrojnë në pritje për tu nisur drejt Italisë, në zonën e Çoles, në Dhërmi, nën mbikëqyrjen e Sajmir Tahirit”

“Sasi të mëdha droge qëndrojnë në pritje për tu nisur drejt Italisë, në zonën e Çoles, në Dhërmi, nën mbikëqyrjen e Sajmir Tahirit”, kjo është një nga akuzat e bëra sot nga ish ministri i Brendshëm kundër Tahirit.

Deklarata e deputetit Flamur Noka:

“Gomonia me drogë e nisur nga Vlora  është vetëm një fragment i një trafiku të mirëorganizuar të tonelatave me hashash, ku janë të përfshirë Habilajt e Llanajt , drejtori i policisë Vlore, dhe sigurisht gjithçka bëhet me mbikqyrjen e Saimir Tahirit.

Sasi të mëdha droge qëndrojnë në pritje për tu nisur drejt Italisë, në zonën e Çoles, në Dhërmi dhe në grykderdhjen e Vjosës.

Furgona të ngarkuar dhe garazhe e magazina ne Çole dhe perreth, kanë gati mallin për skafin ose gomonen e radhës.

Të paktën 3 mijë ton hashash gjendet gati për tu trafikuar, dhe ruhet me policët besnik të Drejtorit të Vlorës, i cili është pika kyçe e Habilajve dhe Tahirit.

Një biznes prej qindra milionë euro që ka nisur dhe është konsoliduar ditë pas dite qysh se ministër i brendshëm u bë Saimir Tahiri.

Një ditë përpara se gomonja me drogë të pikasej nga policitë fqinje në det, ne e paralajmëruam, unë e denoncova në Parlament.

Sigurisht, Tahiri që është krenaria e Ramës heshti, nuk reagoi. Të nesërmen, megjithë këtë denoncim publik në parlament, në prani të medias kombëtare, sërish gomonia e ngarkuar me hashash doli në det dhe u nis për në Itali.

Ky është pra shteti kriminal, grupimi mafioz me Tahirin e bandat e tij, që kontrollojnë drogën, që nga mbjellja, rritja, paketimi, magazinimi e deri tek trasnporti i saj. Miliona euro çdo muaj që ndahen mes banditëve e trafikantëve, Tahirit e shefit të tij.

Ky shtet kriminal i zhytur në drogë po pasurohet me miliona euro të pista, teksa vendi po rrënohet, shqiptarët po varfërohen çdo ditë.

Shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë shtet kriminal.

Eshtë në dorën e qytetarëve të bashkohen, e ti hapin vendit një rrugë të re,  larg sundimit të krimit të veshur me pushtet e pushtetit të veshur me krim”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Byroja e Hetimit, Rama bind Metën: Jo ligj pa dhënë mendim “Venecia”
Blushi sulm Ramës: E ka çështje paranoje dhe konkurence, po nuk ka frikë le ta përballojë garën »
Article Logic
Execution time: 0.032906055450439
array(1) { ["section"]=> string(132) "sasi-te-medha-droge-qendrojne-ne-pritje-per-tu-nisur-drejt-italise-ne-zonen-e-coles-ne-dhermi-nen-mbikeqyrjen-e-sajmir-tahirit-31902" }