Satira e Ben Blushit, reagon Qazim Sejdini: Unë kam bllokuar shitjen e librit?! Blushi ka fyer Elbasanin

Publikuar tek: politike, më 12:47 27-10-2015 Satira e Ben Blushit, reagon Qazim Sejdini: Unë kam bllokuar shitjen e librit?! Blushi ka fyer Elbasanin

Në botimin e tij të fundit, “Kandidati” Ben Blushi përmes personazhit Kadim Sedini ironizon kryetarin aktual të Bashkisë Qazim Sejdini dhe Qytetin e Elbasanit. Sakaq, ka reaguar edhe kryebashkiaku i cili pohon se nuk e ka lexuar librin por nëse Blushi ka fyer dikë, ai është qyteti.

“Nuk e kam lexuar librin, ju jeni të parët që më pyesni. Nuk e di çfarë ka shkruar Ben Blushi. Nëse ka fyerje, nuk më ka fyer mua, por ka fyer qytetin. Unë jam kryetar Bashkie prej tre mandatesh”, thotë Sejdini për “Koha Jonë”.

Pyetur nga gazeta lidhur me zërat që qarkullojnë se kryebashkiaky ka bllokuar shitjen e librit në këtë qytet, Sejdini thotë:” Sa për pretendimin se kam bllokuar shitjen e librit, kjo është qesharake dhe çuditem sesi më bëni një pyetje të tillë. Kush jam unë që mund të bllokoj shitjen e një libri?! Është absurde”,.

“Baseni ishte një qytet i ndotur. Sa herë kisha kaluar aty përpara kësaj dite kisha menduar dy gjëra: në atë qytet nuk kishte asnjë burrë të pastër dhe asnjë grua të bukur. Padyshim, ishte qyteti më oriental i Shqipërisë. Nuk ishte rastësi që ishte larg detit dhe nuk kishte asnjë mal përreth. Dhe asnjë lum që i kalon përreth. Qyteteve të cilave iu mungon ky dekor, janë të ngathët dhe të mërzitshëm…Megjithatë, për mua ishte vetëm një adresë elektorale. Nuk më duheshin, as mali, as deti, as lumi por vetëm, votat e tyre. Nuk kisha ardhur të bëja qef, por duhet t’i bindja të votonin për një të vdekur që me sa duket e kishin dashur , derisa e kishin zgjedhur tri herë rresht, kryetar të bashkisë. Qytet më të përshtatshëm, ndoshta nuk do të kishte. Nëse, Baseni do të ishte një qytet më i gjallë dhe më i pastër, vështirë se mund të votonte për një të vdekur. Qytetet e bukura , mezi votojnë të gjallët dhe jo më të vdekurit…”, përshkruan Blushi në romanin e tij “Kandidati”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama firmos pallatin 13 katësh te hyrja e Liqenit, revoltohen qytetarët: Të mbiftë ndonjë pallat mu në qerosë
Personazhet realë të romanit të Ben Blushit. Çfarë thotë për Fevziun, Çilin, Bushatin dhe Shkullakun... »
Article Logic
Execution time: 0.02216100692749
array(1) { ["section"]=> string(106) "satira-e-ben-blushit-reagon-qazim-sejdini-une-kam-bllokuar-shitjen-e-librit-blushi-ka-fyer-elbasanin-24059" }