Sazan Guri kundërshton KQZ-në për partitë pa deputet: Më parë nuk më duheshin 3 mijë vota

Publikuar tek: politike, më 13:15 17-04-2015 Sazan Guri kundërshton KQZ-në për partitë pa deputet: Më parë nuk më duheshin 3 mijë vota

Sazan Guri, kandidat i pavarur për Bashkinë Tiranës kundërshton vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sipas të cilit partive pa deputet u hiqet e drejta të konkurrojnë në zgjedhje pa firma.

Guri është shprehur se ky vendim bie në kundërshti me kushtetutën dhe se është lajmëruar ditën e djeshme se i duhet që të mbledhë 3 mijë firma. “Deri dje hyja në garë pa firma sepse jam kryetar partie. Nga prilli i vitit 2015 përjashtohen  komunat dhe zgjedhësit. Ky vendim i KQZ-së bie ndesh me Kushtetutën. Dje u njoftuam se duhet të mbledhim më shumë se 3 mijë firma”, tha kandidati Guri.

KQZ-ja njoftoi në mbledhjen e 7 prillit për kryetarët e bashkive, kryetarët aktualë të komunave, si dhe anëtarët e Këshillit Bashkiakë që ata mund të kandidonin si kandidatë të pavaruar për Bashkinë e zonës ku janë zgjedhur apo partitë jashtë koalicioneve duke u përjashtur nga detyrimi i mbledhjes së 3 mijë firmave.

Amendamenti u miratua me katër vota pro dhe tre kundër të pakicës në mbledhjen e KQZ-së. KQZ-ja e ka publikuar vendimin në faqen e saj zyrtare, por disa ditë më vonë është modifikuar në përmbajtje duke hedhur poshtë amendamentin e kaluar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Salvador Kaçaj shpall kandidaturën për Lezhën, nuk arriti marrëveshje me Bashën
PBDNJ: Minoritarët kanë të drejtë të përdorin gjuhën amë në kishë »
Article Logic
Execution time: 0.029392957687378
array(1) { ["section"]=> string(93) "sazan-guri-kundershton-kqz-ne-per-partite-pa-deputet-me-pare-nuk-me-duheshin-3-mije-vota-9011" }