Schulz: Debatet mes partive politike jo në Strasburg, bëni reformën në drejtësi

Publikuar tek: politike, më 10:58 13-07-2015 Schulz: Debatet mes partive politike jo në Strasburg, bëni reformën në drejtësi Martin Schulz dhe kreu i Kuvendit Meta

Martin Schulz, presidenti i Parlamentit Evropian ka zbritur nga eskorta që e shoqëronte për t’u drejtuar në zyrën e kreut të Kuvendit Ilir Meta.

Pas takimit Meta-Schulz, të dy kanë dalë në një konferencë për shtyp. Schulz ka theksuar se debatet e brendshme politike nuk duhen përcjellë në Strasburg dhe se Shqipëria duhet të bëjë reformën në drejtësi. Çelja e negociatave për antarësim në BE? Schulz mendon që gjysma e këtij viti të mbetur nuk do jetë koha e çeljes së tyre për Shqipërinë. “Sa i përket gjysmës së dytë të 2015 është shpejt. Dua të mbështes reformat e vendit tuaj që të jenë të suksesshëm. PE nuk është i vetmi institucion që çel negociatat me Shqipërinë. Për momentin nuk mund të jap një përgjigje pozitive.’’, tha Schulz.

“Jam nisur në 09:05 nga Mynihu ku në orën 08:40 u arrit marrëveshja e BE-së me Greqinë, kur isha në avion nuk e kisha të qartë nëse do vazhdoja në Tiranë apo do kthehesha në Bruksel.

Besoj se kam mirëkuptimin tuaj po ta filloj këtë konferencë për shtyp me lajmin për zgjidhjen e krizës në Greqi.

Faleminderit për mikëpritjen e ngrohtë, për ftesën për të ardhur për të vizituar Shqipërinë dhe mundësinë që do më jepni nesër për t’iu drejtuar deputetëve të Kuvendit.

Dua të falenderoj Kuvendin dhe Z.Meta për atë që është bërë për bashkëpunimin rajonal dhe ajo që ka bërë Shqipëria 2 vitet e fundit, ka një rëndësi shumë të madhe çfarë është bërë për vendet e rajonit.

Ky bashkëpunim rajonal është shumë i rëndësishëm për ndërtimin e dialogut dhe besimin e ndërsjelltë, kështu që mendoj se janë shumë të rëndësishëm për rajonin.

Sa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare Shqipëria luan një rol mbështetës, e falenderojmë edhe për rolin ndaj Rusisë, për një marrëdhënie kaq të ndërlikuar.

Ndërkohë sa i përket marrëdhënieve  BE-Kuvend, më duhet të nënvizoj se në shumë raste debatet mes partive politike transportohen deri në Strasburg, ndërkohë që duhet të mbeten probleme të brendshme. Megjithatë mbetemi ende pozitivë, optimistë që marrëdhëniet do të përmirësohen mes Parlamentit Evropian dhe Kuvendit.

Për të mbajtur qëndrueshmërinë në vend ne na duhen reforma, sidomos në gjyqësor, besojmë se në orët në vazhdim do të arrijmë një marrëveshje të përbashkët për vazhdimin e kësaj reforme.

E kam planifikuar vizitën në Shqipëri, por nuk ia kam dalë të vij më përpara, mendova që duhet të vija sot, në të kundërt nuk do isha i besueshëm.”, tha Schulz.

Në deklaratën e tij Meta tha se Shqipëria tashmë është në rrugën e duhur dhe është e rëndësishme që të avancojmë me reformën në drejtësi ku duhet kontributi i të gjithëve.

“Kjo vizitë është tregues i mbështetjes së BE dhe PE për Shqipërinë. Kemi patur një takim mjaft konstruktiv me Z.Schulz.

Kemi vlerësuar se marrëdheniet mes PE dhe Kuvendit të Shqipërisë janë të rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit të integrimit evropian. I kam shprehur vendosmërinë tonë për të vazhduar me reformat në proces, sidomos ato 5 prioritaret. Fokusi ynë kryesor mbetet reforma e drejtësisë.

Kam siguruar Z.Schulz që Kuvendi do ta rrisë rolin e tij mbikqyrës për përmbushjen. Vlerësojmë këtu ekspertizën dhe asistencën teknike të BE, në përgatitjen e kuadrit për hapjen e negociatave. Shqipëria si vend I NATO-s mbetet partner i angazhuar në ruajtjen e paqes. Shqipëria mbështet plotësisht dialogun Kosovë-Serbi”, u shpreh Meta.

Vizita e presidentit të Parlamentit Evropian që do të vazhdojë edhe nesër në Tiranë me mbajtjen e fjalës së tij në Kuvend. Po sot Schulz do të pritet nga Bujar Nishani në Presidencë dhe në Kryeministri nga Edi Rama. Schulz vjen për herë të parë në Shqipëri nën cilësinë e kreut të PE-së. Pas Shqipërisë, ai do të vizitojë edhe Serbinë e Bosnjën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrihet marrëveshja për Komisionin e Reformës në Drejtësi, Lu dhe Vlahutin negociata në Kuvend
Valentina Leskaj, zëvendëskryetarja e tretë e Kuvendit »
Article Logic
Execution time: 0.042505025863647
array(1) { ["section"]=> string(83) "schulz-debatet-mes-partive-politike-jo-ne-strasburg-beni-reformen-ne-drejtesi-16038" }