Schumacher Jr drejt Formula 1: Jam gati të bëj zgjedhjen e duhur

Publikuar tek: sport, më 22:49 14-10-2018 Schumacher Jr drejt Formula 1: Jam gati të bëj zgjedhjen e duhur

Pas triumfit një ditë më parë në kampionatin Euro-Formula 3, ku u shpall kampion me makinën Prema, Mick Schumacher ka tërhequr vëmendjen e mjaft skuadrave të Formula 1.

Në fakt, ky interes ka kohë që ka nisur edhe për faktin se ai është djali i 7 herë kampionit të botës, Michael Schumacher, pra një mbiemër që ka shkruar historinë e këtij sporti.

Tashmë për 19-vjeçarin gjerman po hapen dyert e kampionatit më të rëndësishëm në sportin e automobilizimit, atë të Formula 1, por Mick kërkon të jetë me këmbë në tokë dhe të mos nxitohet.

Mick arriti të realizojë dy vite më herët atë që babai i tij e arriti në moshën 21-vjeçare, duke fituar kampionatin e Euro-Formula 3, ndaj kërkon t’i marrë gjërat me radhë. “Sapo festuam këtë titull, që është i rëndësishëm për mua. Tani po mendoj për pushimet dhe më pas do të vendos për aventurën e re.

A jam gati për Formula 1? Unë jam gati, por do t’i bëjmë hapat një e nga një, pa u sforcuar dhe me kujdes. Dua që kur të zbarkoj në Formula 1 të jem i përgatitur sa duhet. Ndaj do të bëj zgjedhjen e duhur për karrierën time pa u nxituar”, tha Mick Schumacher.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lorik CANA i bën thirrje PANUÇIT: Shqipëria ka nevojë për kapiten, mos e ndërro mënyrën e lojës
»
Article Logic
Execution time: 0.018745183944702
array(1) { ["section"]=> string(70) "schumacher-jr-drejt-formula-1-jam-gati-te-bej-zgjedhjen-e-duhur-137832" }