Seanca plenare, miratohet sot në Kuvend projektvendimi më i debatuar, Ruçi jep “OK”

Publikuar tek: politike, më 07:19 05-10-2017 Seanca plenare, miratohet sot në Kuvend projektvendimi më i debatuar, Ruçi jep “OK”

Sot parlamenti do të ngrejë Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. 

Në seancën e sotme parlamenti pritet të miratojë projektvendimin e Kuvendit te Shqiperise "Per ngritjen e Komisionit te Posacem per realizimin e Reformes Zgjedhore", te propozuar nga nje grup deputetesh te Partise Demokratike. Ne kete rast, kerkojrne marrjen e masave te menjehershme per te garantuar miratimin e ketij projektvendimi ne nje kohe sa me te shpejte dhe brenda afateve te parashikuara nga neni 24 i Rregullores se Kuvendit, me qellim mundesimin pa humbur kohe te fillimit menjehere nga puna te Komisionit te Posaccem Parlamentar per Reformer) Zgjedhore, bazuar ne nje proces transparent, gjitheperfshires dhe konsensual.

Komisioni ka per detyre analizimin e te gjitha problematikave te konstatuara ne zgjedhje nga partite politike pjesemarrese, si dhe organizmat monitorues, hartimin e amendamenteve per kuadrin ligjor zgjedhor per trajtimin e propozimeve te partive politike, institucioneve pergjegjese per zgjedhjet, si dhe rekomandimeve.

Komisioni drejtohet nga dy bashkekryetare nje nga Partia Socialiste Blendi Çuçi dhe një nga Partia Demokratike, Oerd Bylykbashi.

Kerkesa per ngritjen e Komisionit te Posacem Parlamentar per realizimin e Reformes Zgjedhore erdhi nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho.

“Grupi Parlamentar i Partise Demorkatike ka vleresuar edhe me heret nevojen urgjente per nje reforme te thelle dhe te gjithashme zgjedhore, per te garantuar mbi te gjitha votimin e lire dhe te pandikuar nga parate e krimit dhe korrupsionit, apo presionit te personave me rekorde kriminale, si dhe per te zhvilluar zgjedhje sipas standardeve me te mira europiane. Pavaresisht kerkesave tona te vazhdueshme, legjislatura e shkuar e Kuvendit te Shqiperise, per shkak te mungeses se vullnetit te mazhorances qeverisese, nuk arriti te realizonte ndryshimet e nevojshme ligjore dhe infrastrukturore, per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme, duke bllokuar per me shume se 1 vit propozimet konkrete te paraqitura nga Partia Demokratike dhe qe adresonin shqetesimet kryesore qe lidhen me garantimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme”, theksohet në kërkesën e Spahos.

Pas ngritjes së komisionit, do të fillojë puna për reformën zgjedhore, e cila është e parashikuar që në marrëveshjen e 18 majit mes Ramës dhe Bashës në kapitullin e reformës kushtetuese. 

Më shumë në këtë kategori: « Lidhja me Sigurimin, shokon deputeti: 15 spiunë në Kuvend, ja ku fshihen
Rama shpall vende të reja pune për drejtorët e rinj: Kanë mbetur edhe 24 orë për të aplikuar »
Article Logic
Execution time: 0.0039489269256592
array(1) { ["section"]=> string(85) "seanca-plenare-miratohet-sot-ne-kuvend-projektvendimi-me-i-debatuar-ruci-jep-ok-94785" }