Seancë e posaçme për Presidentin e Bundestagut në Kuvendin e Shqipërisë, mesazh i qartë: Reforma në drejtësi kusht për anëtarësimin në BE

Publikuar tek: politike, më 08:55 22-04-2016 Seancë e posaçme për Presidentin e Bundestagut në Kuvendin e Shqipërisë, mesazh i qartë: Reforma në drejtësi kusht për anëtarësimin në BE

Një seancë e posaçme pleanre është zhvilluar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë për ardhjen e Presidentit të Bundestagut Norbert Lammert që ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Lammert u prit në aeroport nga kreu i Kuvendit Ilir Meta.

"Kompromisi, si i vetmi kusht për funksionin e demokracisë. Reforma në drejtësi është kusht i domosdoshëm për anëtarësimin në BE”, tha prerë në mesazhin e tij Lammert.

“Shqipëria, një nga të paktat vende që e mendoj në BE. Uroj një finale mes Gjermanisë dhe Shqipërisë në Euro 2016. Përshtypjet për Shqipërinë nuk janë vetëm personale.

 

Bashkëjetesa shqiptare te ju duhet marrë shembull. Interesi i BE-së për zgjerimin e saj është i kufizuar. BE ka gatishmërinë për të pranuar Shqipërinë si pjesë të saj. Kusht i domosdoshëm për zgjerimin janë reformat. Integrimi jo automatik, por reciprok, plotësoni kushtet. Jeni i mirëpritur kurdoherë në Gjermani”, i tha sakaq Presidenti kreut të Kuvendit Meta.

“Edhe po dolëm në finale me Gjermaninë, besoj se askush në këtë sallë nuk do mërzitet”, ia ktheu përmes humorit kryeparlamentari.

Lammert  do të ketë një takim me Kryetarin e Kuvendit,  Ilir Meta në Kryesinë e Kuvendit në orën 09:45.

“Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Prof. Dr. Lammert do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer” me temën “25 vjet parlamentarizëm demokratik në Shqipëri”, që zhvillohet në orën 10:30”, thuhet në njoftimin e Kryesise se Kuvendit.

I pranishëm në këtë aktivitet do të jetë dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ku do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Drama e Saliut shkoi në vetëvrasje. Të shohim ç’do bëjë Rama pasi ka firmosur me FBI”
Meta: Parlamenti duhet të rrisë kontrollin mbi qeverinë, që ta bëjë më pak të gabueshme »
Article Logic
Execution time: 0.019495010375977
array(1) { ["section"]=> string(147) "seance-e-posacme-per-presidentin-e-bundestagut-ne-kuvendin-e-shqiperise-mesazh-i-qarte-reforma-ne-drejtesi-eshte-kusht-per-anetaresimin-ne-be-38337" }