Seancë e tensionuar në Kongresin Amerikan për emailet e Clinton

Publikuar tek: bota, më 23:12 07-07-2016 Seancë e tensionuar në Kongresin Amerikan për emailet e Clinton

Kreu i Byrosë amerikane Federale të Hetimeve po e mbron vendimin e tij për të mos hapur çështje penale kundër ish-sekretares të Shtetit Hillary Clinton për mënyrën sesi ajo kishte trajtuar informacion të sigurisë kombëtare, kur drejtonte Departamentin e Shtetit, megjithëse ai tha se hetuesit kishin arritur në përfundimin se përdorimi i serverave privatë dhe të pasigurt ishte një “pakujdesi e madhe”.

Drejtori i FBI-së, James Comey tha para një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve dje se pas një hetimi njëvjeçar, hetuesit arritën në përfundimin se nuk kishte prova që as zonja Clinton, kandidatja demokrate për presidente, apo se këshilltarët e saj synonin të shkelnin ligjet amerikane kundër ekspozimit të materialeve sekrete.

Hetuesit gjetën 113 dokumenta sekrete mes mbi 30 mijë emaileve të zonjës Clinton që ata analizuan gjatë periudhës 2009-2013 kur ajo ishte kryediplomatja e vendit.

Zoti Comey tha gjithashtu se do të ishte e padrejtë që të ngriheshin akuza ndaj zonjës Clinton, nën një ligj të vitit 1917 që e konsideron krim “neglizhencën e tejskajshme”. Ai tha se ligji ishte përdorur vetëm një herë, për të ngritur akuza në një rast spiunazhi dhe se prokurorët e Departamentit të Drejtësisë “kanë rezerva të mëdha nëse është e përshtatshme që të ndiqet dikush penalisht për neglizhencë të tejskajshme”.

Dy ditë më parë, Drejtori i FBI deklaroi se hetuesit kishin arritur në përfundimin se nuk duhet hapur çështje penale kundër zonjës Clinton. Prokurorja e Përgjithshme Loretta Lynch pranoi rekomandimin e tij për të mbyllur çështjen pa ndonjë akuzë kundër zonjës Clinton.

Anëtari republikan i Kongresit, Jason Chaffetz, kreu i komisionit tha se “ishte i habitur dhe i paqartë” se si FBI-ja mund të arrinte në përfundimin se zonja Clinton kishte keqmenaxhuar dhjetra dokumenta sekrete dhe të mos ngrinte akuza penale. “Nëse nuk e ke mbiemrin Clinton, tha zoti Chafetz, ose nuk je pjesë e elitës së fuqishme, atëherë drejtësia vepron ndryshe. Hillary Clinton e krijoi këtë problem”. (VOA)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031837940216064
array(1) { ["section"]=> string(69) "seance-e-tensionuar-ne-kongresin-amerikan-per-emailet-e-clinton-45886" }