Sebino Plaku akuza klubit polak: Unë isha si skllav atje, më torturonin

Publikuar tek: sport, më 10:26 10-04-2015 Sebino Plaku akuza klubit polak: Unë isha si skllav atje, më torturonin Sulmuesi shqiptar Sebino Plaku

Sebino Plaku, futbollisti shqiptar që luante me klubin polak Slasku akuzon presidentin e këtij klubi për “dhunë psikologjike” ndaj tij. Ai akuzon presidentin e këtij klubi se ka bërë gjithçka për ti shkatërruar jetën futbollistit shqiptrar.

Unë isha si një skllav te Slasku, më urdhëruan të stërvitesha tre herë në ditë. Presidenti donte të më shkatërronte” thotë sulmuesi shqiptar që ka luajtur me Skënderbeun.

“Unë nuk mund të flisja për mediat, duke bërë komente kritike rreth klubit tim, pasi kam pasur të shkruar në kontratë se nëse e bëja diçka të tilla, do të penalizohesha. Tani që kontrata ime me Slaskun është zgjidhur, unë jam gati të them të vërtetën. Gjatë muajve të fundit është shkruar shumë për mua në mediat polake, por ka qenë vetëm një version, ai i klubit. Është folur se unë fitoj shumë para dhe kam qenë në formë të dobët”, thotë sulmuesi shqiptar për mediat polake. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kupa/ Barazimi me Laçin, lojtarët e Tiranës: Kualifikohemi në ndeshjen e kthimit
Tifozi i çmendur i Ferrarit hyn në pistën e makinave gjatë garës në Formula 1 (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.013756036758423
array(1) { ["section"]=> string(74) "sebino-plaku-akuza-klubit-polak-une-isha-si-skllav-atje-me-torturonin-8331" }