Sejdini: Qyteti i Elbasanit më ka votuar më shumë se në 2011-ën

Publikuar tek: politike, më 20:14 22-06-2015 Sejdini: Qyteti i Elbasanit më ka votuar më shumë se në 2011-ën

Kryetari i rikonfirmuar i Elbasanit, Qazim Sejdini ka folur pas fitores së thellë me mbi 13 mijë vota diferencë, për Tv “Neës24” duke thënë se qyteti i Elbasanit i ka dhënë rreth 500 vota më shumë se në zgjedhjet e vitit 2011.

Sejdini tha se vetëm në qytetin e Elbasanit ka marrë 7793 vota.

“Do bëj maksimumin që qytetarëve të Elbasanit të mos i mungojë asgjë. Brenda një viti Elbasani do të ketë ujë 24 orë”, ka thënë Sejdini duke u shprehur se prioritet i punës së tij do të jetë furnizimi me ujë për vaditjen e tokave.

“Mundësitë dhe kushtet janë, mjafon të zhduket burokracia”, ka thënë kryebashkiaku i Elbasanit edhe për 4 vitet e ardhshme, Qazim Sejdini.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Subashi: Situata kërkon një analizë të votës brenda koalicionit tonë
Dritan Leli, kryetari i ri i Bashkisë Vlorë »
Article Logic
Execution time: 0.03099799156189
array(1) { ["section"]=> string(68) "sejdini-qyteti-i-elbasanit-me-ka-votuar-me-shume-se-ne-2011-en-14372" }