Sejko: Borxhi tregtar duhet të jetë alternativa e fundit e huamarrjes

Publikuar tek: ekonomi, më 17:19 22-11-2016 Sejko: Borxhi tregtar duhet të jetë alternativa e fundit e huamarrjes

Banka e Shqipërisë diskutoi sot në lidhje me Projektbuxhetin e vitit 2017 në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.

BSH vuri theksin në rëndësinë e  parashikimit të pasigurive dhe rreziqeve.

Guvernatori Sejko tha se duhet bërë kujdes në realizmin e të ardhurave poshtë nivelit të parashikuar, dhe sugjeroi reduktimin e shpenzimeve në të njëjtin nivel me mosrealizimin. Në rast të tejkalimit të parashikimit, të ardhurat duhet të shkojnë për rregullimin e deficitit.

Veç kësaj, Guvernatori propozoi rishikimin e realizimit të buxhetit çdo 3-mujorë.

Ai gjithashtu, në sugjerimet e BSH për buxhetin, tha se duhet bërë kujdes ndaj huamarrjes së huaj, sidomos ndaj borxhit tregtar, i cili duhet të jetë alternativa e fundit e huamarrjes.

 Sugjerime dhe rekomandime nga Banka e Shqipërisë:

Parashikimi i të ardhurave buxhetore – ashtu si dhe çdo parashikim tjetër ekonomik – është i rrethuar nga pasiguri dhe rreziqe. Njohja dhe kuptimi i drejtë i këtij fakti bën të nevojshme marrjen e masave për identifikimin dhe njehsimin e tyre, si dhe i hap rrugë administrimit efektiv të pasojave të mundshme.

Në linjë me sugjerimet tona të mëparshme, Banka e Shqipërisë vlerëson se procesi i hartimit dhe i zbatimit të Buxhetit do të përfitonte nga ndërtimi i skenarëve buxhetorë alternativë, të cilët do të viheshin në zbatim në rast të devijimeve të mëdha nga parashikimi.

Duke prioritizuar respektimin e deficitit buxhetor dhe objektivat e konsolidimit fiskal, Banka e Shqipërisë sugjeron se zbatimi i Buxhetit të vitit 2017 duhet të kufizohet si më poshtë:

-- Në rast se të ardhurat buxhetore do të jenë poshtë nivelit të planifikuar dhe në rast se kjo diferencë është më e madhe se kontingjencat e parashikuara në Buxhet, Qeveria duhet të marrë masa shtesë për respektimin e deficitit buxhetor. Kjo nënkupton reduktimin e shpenzimeve në masë të njëjtë me nivelin e mosrealizimit të të ardhurave;

I pyetur se pse banka qendrore ka marrë borxh në monedhë të huaj, Guvernatori e arsyetoi me faktin se kanë lënë fonde të lira për të stimuluar ekonominë, së bashku me uljen e normave të interesit që do të vazhdojë deri në gjashtë mujorin e dytë të vitit që do të vijë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02454400062561
array(1) { ["section"]=> string(74) "sejko-borxhi-tregtar-duhet-te-jete-alternativa-e-fundit-e-huamarrjes-60330" }