Sejko-Chakrabati: Investime të fusha të ndryshme të ekonomisë, sfida për përmirësimin e klimës së biznesit

Publikuar tek: ekonomi, më 13:15 27-07-2016 Sejko-Chakrabati: Investime të fusha të ndryshme të ekonomisë, sfida për përmirësimin e klimës së biznesit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko zhvillo një takim me Presidentin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), z. Sir Suma Chakrabarti ku diskutuan për situatën ekonomike në vend. 

Guvernatori Sejko vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit me BERZH-in, të cilat kanë shërbyer si udhërrëfyes koherent për hartimin e agjendës së zhvillimit të vendit.

 Guvernatori u ndal në trajtimin e sfidave kryesore me të cilat përballet ekonomia shqiptare, kuadrin e politikave makroekonomike dhe reformave strukturore të nevojshme për të nxitur rritjen ekonomike, për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të thithur sa më shumë investime të huaja në Shqipëri.

Ai theksoi se rritja ekonomike e vendit është në një trajektore pozitive zhvillimi. Rritja ekonomike pritet të vijë në përmirësim dhe balancat kryesore ekonomike do të forcohen gjatë viteve të ardhshme.

Për sa i përket sistemit bankar, Guvernatori theksoi se sot sistemi shfaqet me tregues mjaft të mirë financiarë. 

Një tjetër çështje me rëndësi e diskutuar gjatë bisedimeve ishte dhe nxitja e kreditimit dhe masat e marra mbështetur nga politika monetare stimuluese, e cila ka dhënë efektet e saj duke ndikuar në uljen e çmimit të kredisë, në të gjitha segmentet e tregut financiar në vend.

Nga ana e tij, Presidenti i BERZH-it vlerësoi Bankën e Shqipërisë për politikat e ndërmarra prej saj, të cilat kanë kontribuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit dhe konsolidimin e vazhdueshëm të sistemit financiar në Shqipëri.

Më tej, ai u shpreh se BERZH-i do të vazhdojë të japë kontributin e saj në Shqipëri lidhur me projekte të rëndësisë së veçantë, në fusha të tilla si: agrobiznesi, infrastruktura, energjia etj me qëllim zhvillimin e sektorit publik edhe atij privat. 

Në përfundim, Guvernatori Sejko falënderoi dhe njëherë BERZH-in për kontributin e rëndësishëm dhe mbështetjen konkrete me investime financiare në fusha kyçe të ekonomisë së vendit tonë dhe e ftoi të vazhdojë të vlerësojë potencialet që ofron Shqipëria.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021144151687622
array(1) { ["section"]=> string(110) "sejko-chakrabati-investime-te-fusha-te-ndryshme-te-ekonomise-sfida-per-permiresimin-e-klimes-se-biznesit-47876" }