Sejko: Është rritur treguesi i besimit në ekonomi me 6.2 pikë, por borxhi publik është 72%

Publikuar tek: ekonomi, më 14:48 15-07-2016 Sejko: Është rritur treguesi i besimit në ekonomi me 6.2 pikë, por borxhi publik është 72%

Treguesi i besimit në ekonomi si për biznesin ashtu edhe për konsumatorin janë përmirësuar në tremujorin e dytë të këtij viti, duke dhënë shenjat e optimizmit pozitv për prespektivën ekonomike në vend.

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko, tha se borxhi publik është shumë i lartë dhe qëllimi kryesor është ulja e  këtij borxhi nën 72%.

Banka e Shqipërisë njoftoi se Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u përmirësua me 6.2 pikë në tremujorin e dytë, pas rënies me 5.3 pikë në tremujorin e parë të vitit 2016.  Niveli i tij aktual qëndron pothuajse në mesataren afatgjatë ndërsa përmirësimi i TNE-së u përcaktua nga rritja e besimit në sektorin e shërbimeve dhe të ndërtimit dhe rritja disi më e lehtë e besimit konsumator.

Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) rezultoi i përmirësuar me 4.2 pikë përqindje në tremujorin e dytë të vitit. Përmirësimi i besimit në këtë sektor pasqyroi rritjen e balancës për ecurinë e aktivitetit ndërtues me 9.3 pikë përqindje.

Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve (TBSh) shfaqi dinamika të forta pozitive në tremujorin e dytë, duke shënuar rritje me 10.2 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ai rezultoi rreth 5.3 pikë përqindje mbi mesataren historike.

 Besimi më i përmirësuar në sektorin e shërbimeve reflektoi balancat më të larta të dy komponentëve të tij përbërës: ecuria e biznesit (balanca u rrit me 12.3 pikë përqindje) dhe kërkesa (balanca u rrit me 8.1 pikë përqindje). Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë shënoi rënie me 5.5 pikë përqindje, duke qëndruar 6.7 pikë përqindje poshtë mesatares historike

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027676105499268
array(1) { ["section"]=> string(93) "sejko-eshte-rritur-treguesi-i-besimit-ne-ekonomi-me-6-2-pike-por-borxhi-publik-eshte-72-46698" }