Sejko nis punën në BSH, prezantohet nga Meta

Publikuar tek: politike, më 12:42 06-02-2015 Sejko nis punën në BSH, prezantohet nga Meta Genti Sejko

Genti Sejko, në një ceremoni të shkurtër ëshët prezantuar sot si guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë. Prezantimi i tij është bërë nga kreu i Parlamentit, Ilir Meta.

Sejko ka shprehur kënaqësinë e tij për rikthimin në sistemin banker si dhe synimet për të punuar fort në përballimin e sfidave.

“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që rikthehem sot në BSH pas disa vitesh shkëputje në sistemin banker. Do punojmë si një skuadër sepse jemi të vetdijshëm për sfidat dhe problemet e rajonit. Megjithatë jemi të kënaqur që ekonomia shqiptare nuk është goditur aq keq sa rajoni dhe bota nga kriza ekonomike”, tha Sejko.

Guvernatori i ri nuk bëri asnjë deklaratë në lidhje me skandalin e fundit që përfshiu BSH-në, pas vjedhjes së 713 milionë lekëve, çështje për të cilin u shkarkua dhe po ndiqet penalisht parardhësi i tij.

Ndërkohë që kreu i Kuvendit, Meta i shprehu Sejkos mbështetjen e tij dhe institucionit që drejton, në detyrën e re.

Kanditatura e Sejkos u zgjodh dje nga Kuvendi me 105 vota pro.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha:Solidariteti është një vlerë që te shqiptari nuk shuhet kurrë
Bushati dhe Fuga përgjigje presidentit për marrëdhëniet institucionale »
Article Logic
Execution time: 0.02108097076416
array(1) { ["section"]=> string(56) "sejko-guvernator-i-ri-i-bsh-se-prezantohet-nga-meta-2521" }