Sejko në Romë: Rritja ekonomike është në zhvillim, trajtimi i kredive me probleme angazhim kryesor i BSH

Publikuar tek: ekonomi, më 19:12 08-02-2017 Sejko në Romë: Rritja ekonomike është në zhvillim, trajtimi i kredive me probleme angazhim kryesor i BSH

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë ditës së sotme mori pjesë në Mbledhjen e Konsistuencës* të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), e cila u zhvillua në Romë, nën kujdesin e Ministrit të Ekonomisë dhe Financave të Italisë Pier Carlo Padoan.

Ky takim mblodhi së bashku për të diskutuar zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore dhe ekonomive përkatëse, guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare të kësaj konsistuence. Përfaqësues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) prezantuan perspektivat lidhur me rishikimin e kuotave dhe kapitalit të vendeve, përshtatshmërinë e instrumenteve aktuale lidhur me kreditimin, hapësirat fiskale që ekzistojnë në një mjedis të kufizuar buxheti si dhe ndërlidhjet që ekzistojnë midis varfërisë së vendeve dhe pabarazisë shoqërore.

Në këtë mbledhje, nga Shqipëria pjesëmarrës ishin përfaqësues të lartë të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, të kryesuar përkatësisht nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe Ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Gjatë takimit, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko prezantoi panoramën ekonomike të vendit ku theksoi se rritja ekonomike është në një trajektore pozitive zhvillimi, e mbështetur edhe nga kombinimi i stimulit monetar me konsolidimin fiskal. Më tej, Guvernatori Sejko u shpreh se rritja ekonomike pritet të vazhdojë rritjen e qëndrueshme dhe balancat kryesore makroekonomike do të forcohen në të ardhmen.Për sa i përket perspektivës, Guvernatori theksoi se Banka e Shqipërisë pret një aktivitet ekonomik në përmirësim gjatë horizontit kohor afatmesëm, i cili do të mundësojë kthimin e ekonomisë në ekuilibër, përmirësimin e mëtejshëm të treguesve të tregut të punës, si dhe kthimin e inflacionit në objektiv.

Reformat strukturore dhe përmirësimi i klimës së biznesit do të ndihmojnë qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike të vendit. Lidhur me çështjen e kredive me probleme dhe masave të marra nga ana e Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko nënvizoi se trajtimi i çështjes së kredive me probleme ka qenë një ndër angazhimet kryesore të Bankës së Shqipërisë, e shoqëruar me një plan veprimi për reduktimin e tyre, ku përfshihen një sërë përmirësimesh ligjore, fiskale dhe rregullatore.

*Republika e Shqipërisë është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që prej muajit tetor të vitit 1991 dhe bën pjesë në të njëjtën konstituencë me Greqinë, Italinë, Maltën, Portugalinë dhe San Marinon. Konstituenca drejtohet nga Carlo Cottarelli, i cili është dhe Drejtori Ekzekutiv që përfaqëson këto vende në Bordin Ekzekutiv të FMN-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024879932403564
array(1) { ["section"]=> string(108) "sejko-ne-rome-rritja-ekonomike-eshte-ne-zhvillim-trajtimi-i-kredive-me-probleme-angazhim-kryesor-i-bsh-68125" }