Sejko takim me Mäkelä: Do vazhdojmë reformat strukturore në përmirësimin e klimës së biznesit dhe zhvillimin ekonomik të vendit

Publikuar tek: ekonomi, më 09:18 22-07-2016 Sejko takim me Mäkelä: Do vazhdojmë reformat strukturore në përmirësimin e klimës së biznesit dhe zhvillimin ekonomik të vendit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko zhvilloi ditën e djeshme një takim zyrtar në ambientet e Bankës së Shqipërisë, me Ambasadorin e Finlandës në Shqipëri, Pauli Mäkelä.

Në ekspozenë e tij, Guvernatori Sejko u ndal në zhvillimet financiare në vend, ku nënvizoi se sistemi bankar shqiptar është i kapitalizuar, likuid dhe financiarisht i shëndetshëm.

Guvernatori Sejko u shpreh se institucioni që ai drejton do të vijojë të jetë i angazhuar në përmbushjen e misionit të tij, për qëndrueshmërinë e çmimeve të konsumit dhe stabilitetin financiar të vendit. Duke përfituar nga rasti, Guvernatori konfirmoi dhe njëherë angazhimin e Bankës së Shqipërisë për të mbështetur rritjen ekonomike të vendit nëpërmjet politikës monetare stimuluese.

Një çështje me rëndësi të veçantë, e diskutuar gjatë takimit ishte dhe ngjallja e interesit për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe vlerësimi i mundësive për nxitjen e investimeve të huaja direkte në vendin tonë.

Në këtë kuadër, Guvernatori Sejko theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave strukturore, të cilat do të ndikonin në përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit dhe në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të vendit.

Ambasadori i Finlandës në Shqipëri (rezident në Athinë), SH.T.Z. Pauli Mäkelä, vlerësoi punën e bërë nga Banka e Shqipërisë, në drejtim të ruajtjes dhe garantimit të sistemit financiar në vend. Diskutimet dypalëshe u ndalën gjithashtu edhe në kontributin e rëndësishëm që Banka e Shqipërisë po jep në procesin e integrimit evropian të vendit, nëpërmjet përafrimit të kuadrit rregullator dhe praktikave të punës, me direktivat e Bashkimit Evropian.

Në përfundim të takimit, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim mbi perspektivat për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe kryesisht, në fushën e sistemit financiar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017724990844727
array(1) { ["section"]=> string(134) "sejko-takim-me-maekelae-do-vazhdojme-reformat-strukturore-ne-permiresimin-e-klimes-se-biznesit-dhe-zhvillimin-ekonomik-te-vendit-47394" }