Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Carter: Kontributi i Shipërisë i rëndësishëm në Lindjen e Mesme

Publikuar tek: politike, më 15:29 05-12-2015 Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Carter: Kontributi i Shipërisë i rëndësishëm në Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter i ka dërguar një letër ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, ku falënderon qeverinë shqiptare për ndihmën e menjëhershme që ka dhënë në luftën kundër ISIL.

Carter në këtë letër i referohet aktit terrorist të 13 nëntorit në Paris, ndërsa thekson rëndësinë që aleatët dhe partnerët të vijojnë bashkëpunimin në luftën kundër ISIL. “Ju falënderoj për atë çfarë ka kontribuar Shqipëria deri më tani, veçanërisht në angazhimet e mëparshme në luftën e koalicionit kundër ISIL. Donacionet tuaja kanë treguar një efekt të menjëhershëm dhe të qenësishëm në terren”, thuhet në letrën drejtuar ministres Kodheli, bërë publike nga zyra e shtypit e ministrisë së Mbrojtjes, transmeton Ata.

Ne, gjithashtu vlerësojmë shumë gatishmërinë e Shqipërisë për të kontribuar me Polici Ushtarake, në mbështetje të Karabinierisë Italiane me misionin trajnues të policisë së Bagdatit”, nënvizon ndër të tjera Carter.

Sekretari Amerikan për Mbrojtjen thekson se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të vendosura për të bashkëpunuar me Shqipërinë, pasi janë të bindura se “kontributi juaj do të luajë një rol të rëndësishëm në stabilitetin e Lindjes së Mesme dhe më tej, si dhe dëshmon për bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Duncan Norman, ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Shqipëri
Pse duket kaq i trembur Sali Berisha? »
Article Logic
Execution time: 0.016846895217896
array(1) { ["section"]=> string(99) "sekretari-amerikan-i-mbrojtjes-carter-kontributi-i-shiperise-i-rendesishem-ne-lindjen-e-mesme-27029" }