Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry viziton Shqipërinë, me Ramën foto me vogëlushin në Tiranë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:33 15-02-2016 Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry viziton Shqipërinë, me Ramën foto me vogëlushin në Tiranë

Kjo është vizita 5 orëshe e sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry sjellë përmes kësaj fotoje që tregon takimin e me vogëlushin 5-vjeçar dhe kryeministrin Edi Rama në bulevardin ''Dëshmorët e Kombit''.. Masa të rrepta sigurie, kontrolle nga ajri e toka. Të vetmit që dukeshin nëpër kryeqytet ishin forcat policore dhe ato të SHISH në gatishmëri të plotë me mjete autoblinda. Kerry mbërriti në aeroport 45 minuta me vonesë, jo në orën 9:00 siç ishte parashikuar por në orën 9:45. Në aeroport u prit nga ambasadori amerikan Donald Lu dhe Presidenti Bujar Nishani.Me Nishanin, ndryshe nga ç’ishte planifikuar, për shkak të pamundësisë kohore, Kerry zhvilloi një bisedë vetëm disa minutëshe në shkallët e avionit. Pas kësaj, Kerry iu drejtua Kryeministrisë ku u prit nga kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij qeveritar. Të dy, Kerry dhe Rama, mbajtën edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Me të mbaruar, Kerry zhvilloi një takim me kreun e PD Lulzim Basha dhe deputetët e djathtë. Fundi i vizitës ishte pas takimit me anëtarë të shoqërisë civile. John Kerry qëndroi plot 5 orë në Shqipëri me premtimin se do kthehej sërish...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama zgjedh foton e ditës: Kerry mban në krah vogëlushin, rekord pëlqimesh e shpërndarjesh në vetëm dy minuta
Foto e Ditës/ Krahasimi, ora e Ramës dhe ora e Kerryt, sa kushton secila »
Article Logic
Execution time: 0.018421173095703
array(1) { ["section"]=> string(102) "sekretari-amerikan-i-shtetit-john-kerry-viziton-shqiperine-me-ramen-foto-me-vogelushin-ne-tirane-32578" }