Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg vizitë zyrtare në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 16:33 09-12-2015 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg vizitë zyrtare në Tiranë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë. Stoltenberg do të ketë takime me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Në këtë vizitë, ai do të mbajë një konferencë të përbashkët me Kryeministrin Edi Rama. Sipas zyrës së shtypit në Kryeministri, në orën 10:45 pritet të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg nga Kryeministri Edi Rama. Më tej, në orën 11:10-11:40 do të zhvillohet takimi mes dy delegacioneve. Ndërsa në orën 11:40 Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndocaj ironizon protestën e opozitës: Erdha të ha një pizza me furri druri por...
Falsifikimi i firmës së Karajt? Bashkia mohon akuzat: Pas 29 ditësh PD-së i bllokohen llogaritë »
Article Logic
Execution time: 0.030442953109741
array(1) { ["section"]=> string(76) "sekretari-i-pergjithshem-i-nato-s-stoltenberg-vizite-zyrtare-ne-tirane-27353" }