Sekretari John Kerry gjobitet 50 USD se nuk pastroi borën para shtëpisë

Publikuar tek: bota, më 11:58 30-01-2015 Sekretari John Kerry gjobitet 50 USD se nuk pastroi borën para shtëpisë

Kjo ndodh vetëm në vende të zhvilluara ekonomikisht dhe me rregulla të qarta si SHBA. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, është gjobitur me 50 dollarë, për shkak se nuk e ka pastruar borën para shtëpisë së tij në Boston.

Zyrtarët e qytetit verilindor në SHBA, e kanë formalizuar gjobën ndaj Kerry, pasi të njëjtët persona të bashkisë në qytetin e njohur ishin zotuar se do të gjobiten të gjithë ata që lënë borë në trotuaret jashtë shtëpive dhe bizneseve të tyre.

Kerry gjatë ditëve të fundit nuk ka qenë në shtëpi, pasi me presidentin Barak Obama, ka qenë në Arabinë Saudite për ngushëllime pas vdekjes së Mbretit Abdullah. Një zëdhënës ka thënë se personat përgjegjës e kanë pastruar borën rreth shtëpisë së Sekretarit në lagjen Beacon Hill të Bostonit, pas materializimit të gjobës.

Përgjegjësit kanë thënë se Kerry do ta paguajë gjobën. Policia ka njoftuar se zyrtari i cili e ka firmosur gjobën, e ka bërë një gjë të tillë, pasi një fqinj i Kerry e kishte lajmëruar moslargimin e borës, duke mos e ditur se ajo ishte shtëpia e zotit Kerry.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032861948013306
array(1) { ["section"]=> string(76) "sekretari-john-kerry-gjobitet-50-usd-se-nuk-pastroi-boren-para-shtepise-1903" }