Sekretari Pompeo në Kairo, kritikon politikat e ish-Presidentit Obama

Publikuar tek: bota, më 23:46 10-01-2019 Sekretari Pompeo në Kairo, kritikon politikat e ish-Presidentit Obama

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, kritikoi ashpër politikat për Lindjen e Mesme të administratës së ish-Presidentit Barak Obama.

Në një fjalim në Universitetin Amerikan të Kajros, Pompeo i quajti politikat e paraardhësit të Presidentit Donald Trump “naïve” dhe “të drojtura” në përballjen me sfidat që sollën revoltat, të cilat tronditën Lindjen e Mesme, duke përfshirë Egjiptin, në fillim të vitit 2011:

"Çfarë mësuam nga e gjithë kjo? Mësuam se kur Amerika tërhiqet, shpesh vjen kaosi. Kur i lëmë pas dore miqtë tanë, kjo shkakton zemërim. Dhe kur bashkohemi me armiqtë tanë, ata avancojnë," tha zoti Pompeo.

Sekretari i Shtetit fajësoi veçanërisht vizionin e paraqitur nga zoti Obama në Kajro në vitin 2009 ku foli për "një fillim të ri" në marrëdhëniet e SHBA me vendet e botës arabe dhe muslimane.

“Rezultatet e këtyre gabimeve kanë qenë të tmerrshme,” tha zoti Pompeo. Por ai shtoi se kjo epokë tashmë është kapërcyer.

"Tani ka ardhur vërtet një fillim i ri." Brenda vetëm 24 muajve, në fakt më pak se dy vjet, Shtetet e Bashkuara nën Presidentin Trump kanë rivendosur rolin e tyre tradicional si një forcë e së mirës në këtë rajon", tha Sekretari i Shtetit.

Duke komentuar për vendimin e Presidentit Trump për kthimin në shtëpi të të gjitha trupave amerikane në Siria, zoti Pompeo tha se Amerika nuk do të tërhiqet deri sa lufta kundër terrorizmit të ketë përfunduar. Ai shpjegoi gjithashtu se vendimi i Presidentit Trump nuk përbën një ndryshim të misionit të SHBA në rajon:

"Ne mbetemi të angazhuar për çmontimin e plotë të kërcënimit të ISIS dhe për luftën e tanishme kundër islamizmit radikal në të gjitha format e tij. Por siç tha Presidenti Trump, ne po kërkojmë që partnerët tanë të bëjnë më shumë", tha Sekretari i Shtetit. /VOA

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dënohet me burg SHQIPTARI i fundit i rrjetit të drogës në SHBA, trafikonte KANABIS dhe EKSTAZI me katër shqiptarë të tjerë (EMRAT-FOTO)
Rusia nis hetimet pë BBC, ja akuza »
Article Logic
Execution time: 0.01862907409668
array(1) { ["section"]=> string(75) "sekretari-pompeo-ne-kairo-kritikon-politikat-e-ish-presidentit-obama-148305" }