Sekretet e Luftës ndër më shiturit, drejt ribotimit

Publikuar tek: kulture-art, më 10:57 19-11-2017 Sekretet e Luftës ndër më shiturit, drejt ribotimit

Libri i gazetarit dhe studiuesit Erald Kapri “Sekretet e Luftës” ka qënë ndër më të kërkuarit në Panairin e Librit. Bashkëpunëtori i newsbomb.al tregon se botimi i parë prej 550 kopjesh ka përfunduar. Kapri thotë se ky libër ka pasur kureshtje të madhe veçanërisht nga brezi i ri që kërkon të njohë historinë ndryshe nga sa e kanë njohur prindërit apo gjyshërit e tyre.

Sipas tij, ky libër shërben si model për të rinjtë shqiptarë që të ndjekin pasionet e tyre. “Gjatë studimeve në Londër, nisa të shfletoj disa botime të panjohura për luftën. Përfundova studimet dy muaj para afatit dhe cdo ditë vizitoja Arkivin Britanik duke fotografuar me iphone-in mijëra faqe. Leximi i tyre u be një “robërim” që zgjati disa vite për të ardhur tek botimi që kemi në duar” thotë Kapri.

Sekretet e Luftës përmban dokumente britanike që zbërthejnë disa prej enigmave te viteve 40. 150 oficerë britanikë luftuan në Shqipëri të cilët kanë dokumentuar ngjarjet kryesore të saj. Ata sollën 120 mijē monedha ari dhe Kapri zbulon se kush mori florinjtë e anglezëve, ku të paktën 36 mijë monedha i janë si pagesë në dorë kreut të komunistëve, Enver Hoxhës. Të fshehtat e luftës vijnë ndryshe në këte botim që dokumenton bisedimet e Enver Hoxhës me pushtuesit gjermanë, kërkesat e Stalinit për Shqipërinë, harresën e kryeministrit britanik Çurçill për Shqipërinë, luftë civile etj.

sssss.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet sekreti i familjes së Merita Halilit: Babi im ishte ndryshe nga meshkujt e tjerë
Panairi i Librit 2017, ndahen çmimet për fituesit: Zbuloni autorin dhe përkthyesen më të mirë të vitit »
Article Logic
Execution time: 0.023102045059204
array(1) { ["section"]=> string(57) "sekretet-e-luftes-nder-me-shiturit-drejt-ribotimit-100100" }