Sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova (FOTO)

Publikuar tek: kulture-art, më 09:24 19-09-2017 Sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova (FOTO)

Milazim Krasniqi ka sjellë librin e tij të fundit “Sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova”, ku sipas botuesit të këtij libri “Kosova Pen Center”, për të gjitha këto pyetje dhe qindra të tjera po kaq kurreshtjendjellëse, përgjigjet e vërteta, të dorës së parë, i gjeni në librin e Milazim Krasniqit, shkruan KultPlus.

Në promovimin e këtij libri tashmë janë sjellë pikat në të cilat mund ti interesojnë lexuesit si:

Çfarë fëmijërie pati Ibrahim Rugova?
Kush e keqtrajtonte sistematikisht?
Pse e ëma ia kishte bërë djepit një zgjatim dhe e kishte mbajtur dy vjet në djep?
Kush dhe pse ia ndaloi botimin e poezive, kur ishte nxënës i fillores?
Çka e kishte porositur Ibrahimin mësuesi malazez?
Cilin person nga familja e gjerë e kishte model Ibrahim Rugova?
Çka mendonte Rugova për babain e vet të zhdukur?
Çfarë mesazhi tronditës i erdhi për babain në vitin 1988 nga Velenja e Sllovenisë?
Çfarë shprehish kishte sjellë Rugova nga Parisi?
Cfarë mendimi kishte Rugova për intelektualët e vjetër shqiptarë të Kosovës?
Cilët kolegë ia vidhnin idetë Ibrahim Rugovës dhe botonin tekste me to?
Çfarë mendimi kishte për Sali Berishën e për Alia Izetbegoviqin?
Si e menaxhoi Rugova debatin për ndryshimet kushtetuese të vitit 1988?
Si u soll Rugova në bisedat e shkrimtarëve në Beograd?
Cili ishte qëndrimi i Rugovës ndaj Fadil Hoxhës? Pse e vizitoi në vitin 1989?
Kush e kishte njoftuar Rugovën në vitin 1990 në Uashington se do të bëhej kryetar i Kosovës dhe për çfarë arsyeje?

sekret-201x300.jpg

Pse mendonte Rugova se “ata të malit” po i merrnin në qafë njerëzit?
Cili është mendimi i saktë i Rugovës për Pjetër Bogdanin?
Çka mendonte Rugova për fenë islame?
Cili ishte qëndrimi i Rugovës ndaj enverizmit?
Pse u organizuan zgjedhjet parlamenare e presidentiale të vitit 1998 dhe kush kend e mashtroi me to?
Kur dhe pse filloi ta humbte durimin Rugova?
A e takoi Rugova Zoran Gjingjiqin në vigjile të kremtimit të 600 vjetorit të Betejës së Kosovës?
Si u autorizua intervista e Rugovës me Renate Flotaun për der Shpigel?
Cilat janë sekretet e Kongresit të fundit të shkrimtarëve të Jugosllavisë në Gjevgjeli?
Si u soll Rugova në takimin e parë me ambasadorin Zimerman, për çka i mbajti ligjëratë?
Cilat qenë prapaskenat e themelimit të LDK-së?
Cili ishte qëndrimi i Rugovës gjatë ditëve sa ishte peng i Millosheviqit?
Cilat zhvillime patën ndikim për lirimin e Rugovës?
Çka u bisedua në Shkup mes Rugovës dhe bashkëpunëtorëve të tij, pas lirimit të tij nga Millosheviqi?
Si u soll Rugova pas luftës me miqtë dhe me bashkëpunëtorët e vet të afërt?
Kush e kritikonte për gjallje, ndërsa e mbron Rugovën e vdekur dhe pse?
Cili është Rugova i mitizuar dhe cili ëshë Rugova i vërtetë?
Krejt në fund bëhet e ditur se ky libër mund të gjindet në Librarinë Artini.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekstremizmi dhe terrorizmi, lista e filmave që do të trajtohen sot në Festivalin e Filmit
Gjeniu Dionis Senjo “godet” sërish, ja rezultati që arriti në testin e shkollës amerikane »
Article Logic
Execution time: 0.025017976760864
array(1) { ["section"]=> string(56) "sekretet-qe-nuk-i-mori-me-vete-ibrahim-rugova-foto-92869" }